Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se nëse nuk arrihet marrëveshje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, atëherë vendet do të vazhdojnë si dy shtete të pavarura fqinje që nuk e njohin njëra-tjerrën.
Hoti në konferencën për media me komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi tha se ka konsensus të plotë shoqëror në Kosovë për procesin e dialogut dhe qeveria është e përkushtuar të shtyjë përpara këtë çështje.
“Kemi hyrë në proces të dialogut për marrëveshje paqe, marrëveshje përfundimtare që duhet të përmbyllet me normalizim të plotë të marrëdhënieve, kur arrihet ky normalizim i plotë, vetëm me njohje reciproke. Atë që kam thënë dhe po e them prapë, ne jemi të përkushtuar për dialog, 1 muaj, 2 muaj, 1 vjet, nëse e përmbyllim këtë marrëveshje do të ishte mirë për qytetarët tanë, do të ishte mirë për Serbinë për krejt regjionin, edhe për BE-në që të integrohet ky regjion përfundimisht në BE, por nëse nuk arrijmë marrëveshje përfundimtare nuk kemi çfarë të bëjmë, vazhdojmë si dy shtete të pavarura fqinje që nuk e njohin njëra tjetrën”, tha Hoti.
Ai ka thënë se ka tema të vështira në procesin e dialogut por që duhet gjetur forma për t’i tejkaluar ato drejt marrëveshjes përfundimtare.
Ndërkaq, Oliver Verhelyi pa dashur të flasë për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë se këto negociata nuk janë të lehta.
“Nuk dua të deklarohem për këtë sepse kam diskutuar me kryeministrin Hoti dhe gjithashtu me presidentin Vuçiq. Shoh se ka përparim dhe angazhim, gjithashtu shoh se nuk janë të lehta negociatat që duhet t’i bëjnë, por është një momentum që ka filluar të zhvillohet. Z.Lajcak ka investuar shumë dhe gjithashtu partnerët amerikan janë të interesuar në këtë proces, kohët e fundit kemi parë marrëveshjen në Uashington, shumë elemente në Uashington do t’i gjeni gjithashtu në planin tonë ekonomik të investimeve, po shpresoj që mund të ia dalim në një të ardhme jo të largët”, tha ai.
Ndërsa për liberalizimin e vizave, komisioneri i BE-së përsëriti se Kosova i ka përmbushur kushtet por që duhet bindur vendet anëtare, që sipas tij, kjo nuk është e lehtë.
“Kushtet siç ka thënë Komisioni janë përmbushur, megjithatë ne duhet t’i bindim shtetet anëtare dhe bindja e shteteve anëtare nuk është një punë e lehtë, për t’i bindur shtetet anëtare kjo arrihet vetëm nëse dëshmojmë me përparim në terren në punën ditore dhe arritjen e rezultateve. Por kryeministri po e bën këtë, që të arrihet besimi që nuk do të ketë abuzime pas liberalizimit të vizave që të mos ketë kërkesa për azil, që mos të ketë krim të organizuar apo ndikim nga krimi i organizuar në shtetet anëtare dhe kjo është ajo çka po punojmë dhe na jepni kohë dhe hapësirë që të arrijmë këtë, dhe do ta arrijmë”, tha ai, raporton KP.
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi pas takimit me kryeministrit Hoti, ka takuar kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe pastaj ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës.
Por, nuk pritet të takojë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi gjë për të cilën ai tha se nuk e ka të paraparë në agjendë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

VLEN: Qeveria ka kufizuar marzhën e fitimit për disa artikuj, mbi 1.000 produkte qytetarët po i blejnë me çmime më të lira

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” – Erion Veliaj reagon nga burgu

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë