LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Mësimdhënësit bënë punë të jashtëzakonshme gjatë këtij viti sfidues

Hoti: Mësimdhënësit bënë punë të jashtëzakonshme gjatë këtij viti sfidues

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka vizituar sot Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Hasan Prishtina” me rastin e 7 Marsit- Ditës së Mësuesit, ku është pritur nga drejtoresha Sofie Bunjaku dhe mësimdhënës të kësaj shkolle.

Duke ua uruar Ditën e Mësuesit, kryeministri Hoti falënderoi gjithë mësimdhënësit në gjithë Kosovën për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë këtij viti sfidues.

“Mënyra se si keni arritur ta organizoni mësimin me modalitetet e përgatitura nga Ministria e Arsimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Institutin, besoj se është bërë punë e jashtëzakonshme, në mënyrë që nxënësit të mos mbesin prapa me mësim”, tha Hoti, duke shprehur keqardhje për të gjithë ata që si rezultat i kësaj pandemie nuk janë në mesin tonë.


Hoti tha se gjatë kësaj periudhe janë munduar që të qëndrojnë afër mësimdhënësve duke mbështetur komunat, institucionet arsimore në organizimin e mësimit, edhe me këshilldhënie nga Ministria e Arsimit, por edhe me mjete të tjera.

Në këtë vizitë, kryeministri Hoti ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori