Lidhja Demokratike e Kosovës, po i kërkon votat e 61 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të dërguar mocionin e votëbesimit për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj.
Kjo shumicë e deputetëve për këtë parti politike, e cila është opozitë dhe ka numrin më të madh të ligjvënësve në grupin parlamentar, nuk ka rëndësi se nga cila parti vijnë ata deputetë, madje edhe nëse janë nënshkrime të Listës Serbe.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i pyetur se a i pranojnë votat e serbëve për rrëzimin e Qeverisë, ai nuk e ka mohuar as pohuar, por ka bërë të ditur se e rëndësishme për këtë parti, është të jenë 61 deputetë.
“Mendoj që është interes shtetëror i Kosovës që sa më parë të mbarojë ky model i keq i qeverisjes. në momentin që bëhen 61 vota, 61 të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, për të çuar përpara mocionin e votëbesimit është interes shtetëror që të ndërrohet kjo qeverisje. Mendoj që jam mjaft i qartë në këtë pikë. Na duhen 61 vota në momentin që bëhen 61 vota, ne çojmë përpara mocionin e votëbesimit”, ka thënë Hoti.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Hoti situatën politike e ka quajtur si tejet komplekse, ku sipas tij, Lista Serbe, nuk po e përkrahë mocionin e opozitës, por as mazhorancën.
“Mendoj që jemi në një situatë shumë komplekse të funksionimit të institucioneve të vendit. Nga prilli i vitit të kaluar qeveria aktuale e ka humbur shumicën në Kuvend dhe në veçanti nga shtatori i vitit të kaluar kur partneri i koalicionit lista serbe kanë dalë komplet jashtë qeverisë, nga atëherë koalicioni qeverisës funksionon me 52 vota në Kuvend. Në anën tjetër i ka votat që i ka, por nuk e ka shumicën prej 61 për të quar përpara mocionin e votëbesimit sepse Lista Serbe nuk është as në Qeveri, por nuk e përkrahë as opozitën në mocionin votëbesimit. Jemi në një situatë që është komplekse. Në këtë situatë unë mendoj që përgjegjësia e plotë është e Qeverisë, për të reflektuar”, shtuar Hoti.
Siguri për votat e rrëzimit të Qeverisë, LDK-ja nuk ka as për PSD-në. Shefi i deputetëve të LDK-së, nuk komenton veprimet e PSD-së, karshi nënshkrimeve për mocionin e votëbesimit.
“Unë mendoj duhet t’i pyesni ata, nuk mund të flas në emër të tyre. Unë mund të flas në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, atë mund të ju them me kompetencë të plotë është që në atë moment që i sigurojmë 61 vota për të quar përpara mocionin, në atë moment do ta procedojmë. Duhet t’i pyesni ata, nk mund të flas në emëe të ttyre”, ka shtuar Hoti për Ekonomia Online.
Hoti ka pakënaqësi edhe për Platformën dhe Ligjin për Dialogun të miratuar me shumicë votash të enjten në Kuvendin e Kosovës. Për LDK-në, këto dy dokumente janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe me rregulloren e Kuvendit.
Sipas Hotit, Platforma që derivon nga ky Ligji për Dialogun, nuk mund të miratohet nga Kuvendi kur Ligji ende nuk ka hyrë në fuqi.
Sipas tij, kryeministri nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punët e legjislativit.
Bashkë me Vetëvendosjen, këto dy parti opozitare në Kuvendin e Kosovës, janë duke bërë gati edhe dërgimin e këtyre dy ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, për të cilën, Hoti pretendon se ajo do të vendos për shkelje të aktit më të lartë juridik.
Hoti ka thënë se iu ka kaluar koha ekipeve dialoguese, madje anëtarët e këtij ekipi, i ka quajtur si njerëz, pa fuqi politike dhe pa legjitimitet qytetar.
Të mërkurën Kuvendi i Kosovës i dha dritën e gjelbër ligjit për kompetencat, detyrat dhe përgjegjësitë e delegacionit shtetëror për bisedime në Serbinë, po ashtu pas shumë tentimeve votoi edhe Platformën për përfshirje në këto bisedime.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë se mund të dëmtohen më shumë marrëdhëniet me SHBA

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

I dënuar me 14 vite burg në Napoli, kapet në portin e Durrësit i kërkuari nga Italia

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë