LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Librat janë dhurata më e mirë që kemi mundur t’u japim nxënësve

Hoti: Librat janë dhurata më e mirë që kemi mundur t’u japim nxënësve

294 nxënës sot morën sete me libra si shpërblim nga Rexhep Hoti, Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Hoti shpërndau librat për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik dhe garës nacionale të Diturisë, i shoqëruar nga Drejtori Komunal i Arsimit në Deçan, Bekim Vishaj.

Me këtë rast Hoti tha se po i dhuron fëmijëve atë që ata realisht e meritojnë. “Sot po ju shpërblehet mundi juaj. Po shpërbleheni me libra sepse dija është gjëja më e çmueshme e njeriut. Andaj, sot ju them se edhe ne, por edhe ju keni pasur sfida, por të gjithë së bashku kemi shpallur 44,723 fitues në gjithë Kosovën. Të gjithë këta fitues sot mbajnë me krenari një trofe të fitores që e kanë arritur. Ne kemi përmbushur të gjitha premtimet tona, por edhe ju si nxënës jeni pasuruar me dije e përvoja të reja siç është kjo e garës. Uroj që ju të jeni gjithmonë më të mirët e vendit, sepse vetëm me ju ne mund të arrijmë ditë të mira për vendin tonë”, tha koordinatori Hoti.


Ndërkaq, duke e falënderuar koordinatorin Hoti për ndarjen e shpërblimeve, Vishaj u shpreh i lumtur që ka kontribuar për të ardhmen e fëmijëve. “Deçani është në mesin e komunave të vogla, por sukseset gjithmonë i ka pasur të mëdha. Sot po dëshmojmë se kur të gjithë punojmë për të mirën e arsimit arrijmë rezultate të larta sikurse kjo e garave. E falënderoj koordinatorin Hoti për një organizim kaq madhor dhe për këto shpërblime të veçanta”, tha Vishaj.

​Edhe nxënësit u shprehën të lumtur me marrjen e shpërblimeve ndërsa treguan se cilat janë librat e tyre të preferuar nga setet që morën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori