LAJMI I FUNDIT:

Hoti kritika për buxhetin e vitit 2024: Ka shpërputhje me zotimet që ka vetë qeveria

Hoti kritika për buxhetin e vitit 2024: Ka shpërputhje me zotimet që ka vetë qeveria

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se gjatë këtij mandati qeverisës 2021-2024 në total kjo mazhorancë ka menaxhuar 11.4 miliardë euro.

Ai ka shtuar se me mbarimin e këtij viti shpenzohen 8.1 miliardë euro dhe efektet konkrete janë të padukshme.

“Njëra ndër arsyet është se është përkeqësuar struktura e buxhetit. Nëse e krahasoni buxhetin e vitit 2017 me 2022 investimet kapitale kanë ra nga 36% në 16% të buxhetit si shpenzim real, ndërkaq subvencionet janë rritur nga 23% në 41% të buxhetit. Kjo është arsyeja që nuk shohim efekt real në rritjen ekonomike në vend”, ka thënë Hoti.


Ai ka shtuar se ndër arsyet kryesore që nuk vërehet efekti real në ekonomi është edhe subvencionimi i energjisë në veri, për të cilin janë shpenzuar 113 milionë euro.

Deputeti i LDK-së, tutje shtoi se pagat e 85 mijë zyrtarëve publikë janë rritur vetëm 5 euro.

Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 3.3 miliardë euro, Kurti: Buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë
Lexo po ashtu Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 3.3 miliardë euro, Kurti: Buxhet i mbrojtjes dhe sigurisë

“Pra, vitin e ardhshëm nëse ky buxhet miratohet, paga reale e 85 mijë zyrtarëve publikë do të ulet në terma real”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, janë tri elemente që duhet të shihen me kujdes gjatë dy leximeve.

“Pagat dhe skemat sociale të cilat duhet përfundimisht të indeksohen me normën e inflacionit, duhet të sigurohemi për financimin e nevojshëm të projekteve që janë në vijim e sipër, dhe projektet komunale, Prishtina në veçanti’, tha Hoti.

Ai tha se ky buxhet ka shpërputhje me zotimet që ka vetë qeveria, ka shpërputhje me prioritetet ekonomike dhe nevojat emergjente të qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Kalo në kategori