LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Kurti nuk është kryeministër i ardhshëm

(E plotësuar) Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme të Kosovës kurdo që të mbahen ai është i bindur se Albin Kurti nuk do jetë më kryeministër.

”Për bindjen time të plotë nuk është logjike se si të ndodhë kjo”, ka deklaruar Hoti.

Ai tha se është i bindur se zgjedhjet e ardhshme do të sjellin ndryshime.


Teksa ka folur për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se nuk ka asnjë “marrëdhënie institucionale me SHBA-të sot”.

”S’ka marrëdhënie institucionale. Në baza javore unë jam konsultuar me amerikanët për plotë çështje. Sot nuk ekziston një bashkëpunim i tillë”, tha Hoti, për RTV21.

Hoti  ka thënë procesi i dialogut me Serbinë është i fokusuar në njohje reciproke në asgjë tjetër.

”Këta që janë në Qeveri po harrojnë një gjë se Kosova gjithmonë historikisht nuk e ka arrit asnjë marrëveshje me Serbinë, por me bashkësinë ndërkombëtare”, tha Hoti.

Hoti ka thënë se Qeveria Kurti po sillet me 10 fytyra.

”Nuk mund të sillen këta me 10 fytyra. Ndryshe ju flet opozitës në Kuvend,  ndryshe të dielave në takim me partinë e vet, ndryshe ju flet qytetarëve, ndryshe kur shkon në Londër me gazetarë”, tha Hoti.

Ai tha se sovranitet i vendit është që pjesa veriore të qeveriset nga institucionet e Kosovës.

”Sot është fatkeqësi për ata politikanë që mendojnë se në pjesën veriore të Kosovës të qeveriset pa pjesëmarrjen e komunitetit serb”, tha Hoti.

Ish-kryeministri Hoti ka thënë se koha e ka dëshmuar se Kurti e ka humbur besimin e qytetarëve si pasojë e mashtrimeve të tij.

‘’Nuk ka logjikë që ky person me gjithë këto mashtrime të marrë besimin e qytetarëve përsëri, koha i ka dëshmu këta njerëz qe në shumicën e punëve kanë dështu’’, ka thënë Hoti.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori