Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti ka bërë të ditur se këto ditë në Serbi do të fillojnë gërmimet në një lokacion të dyshuar për varrezë masive. Ai ka deklaruar që kërkesë urgjente e Kosovës mbesin imazhet satelitore përmes së cilave do të arrihej më lehtë zbardhja e fatit të personave të zhdukur.
Hoti ka thënë se përmes Kryqit të Kuq Ndërkombëtar kanë bërë kërkesa për imazhe satelitore në vendet partnere të Kosovës, por sipas tij ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.
“Këto ditë delegacioni i Kosovës, në Serbi do të fillojë gërmimet edhe në një lokacion të radhës. Por natyrisht ne kemi pritur dhe vazhdojmë me urgjencë t’i kërkojmë imazhet satelitore sepse ne kemi pasur disa informacione për lokacione të ndryshme në Serbi, por jo të mjaftueshme. Bazuar në praktikat e mëhershme, bazuar në Rudnicë e Kizhevak, të dyja kanë bërë dhjetë vite gërmim, dhjetë vite hulumtim nga ekipet tona, nuk duhet me qenë e njëjta sot, nuk mundemi të shkojmë pesë vite me një lokacion për shkak se dikujt i teket me na sillë rrotull duke mos na treguar informacionin e saktë të varrezave masive”, ka thënë Hoti.
Ai ka deklaruar se lokacionin në të cilin do të gërmohet në Serbi do ta bëjnë të ditur së shpejti.
I biri i Ukshin Hotit, veprimtarit të zhdukur, ka thënë se shteti vazhdon të kërkojë dokumente e incizime, sekrete apo jo, të cilat sipas tij i ka Serbia.
Hoti ka deklaruar që kërkesë mbetet hapja e të gjitha dokumenteve sekretë të Serbisë të kohës së luftës në Kosovë.
“Me presion e kemi provuar që 20 vite më shumë dhe presioni nuk ka mjaftuar dhe si rrjedhojë ende i kemi edhe 1.617 persona duke përfshirë edhe babin tim edhe djalin e bacës Bajram. Prandaj kushtëzimi është ajo që kemi kërkuar në Bruksel, kam qenë katër herë në bisedime me Lajcak, kërkesa jonë e parë është kushtëzimi ndaj Serbisë, kurse kërkesa e dytë ka qenë garancia e Bashkimit Evropian që të ketë një afat kohor kur Serbia detyrohet të jap informacionet për persona te zhdukur”, ka thënë ai.
Ndërsa, drejtuesi i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Qerkini, i cili përfaqëson familjet e të pagjeturve, ka thënë se në Bruksel ende nuk është bërë asnjë hap drejt zbardhjes së fatit të familjarëve të zhdukur.
“Në Bruksel e kanë qitë një pikë kanë thënë pika e parë e rendit të ditës është për të pagjeturit dhe aty ka mbet, rendi i parë, kur vinë thonë i kemi të pagjeturit. Thonë se në rend dite janë të pagjeturit, kur t’ju vijë shumë keq, diqysh, e gjejnë të pagjeturit. Asnjë hap nuk është bërë, asnjë hap nuk e kanë bërë prej asaj dite që kanë thënë se duhet të flitet për persona të pagjetur”, ka thënë Qerkini.
Qerkini ka thënë se kërkesë e familjarëve është që Kosova të kërkojë nga ndërkombëtarët presion mbi Serbinë në mënyrë që kjo e fundit të tregojë lokacionet e varrezave masive.
“Unë e di që kjo çështje nuk do të kryhet shpejtë, e di se ne kemi probleme dhe plagë të pashënuara plot që 23 vjet, unë e di që sa herë u kemi drejtuar kësaj ndërtese, këtyre njerëzve të cilët duhet të na ndihmojnë, por jo vetëm këtyre por ju kemi drejtuar edhe ndërkombëtarëve. Ende po shkojnë punë të zhagmitura…”, ka thënë Qerkini.
Ai ka thënë se çështja e të pagjeturve është politizuar dhe nuk po shënohet përparim andaj ka theksuar se kërkesa e tyre është që kjo të trajtohet si çështje humane.
“Nanat tona, baballarët, motrat, vajzat, djemtë janë duke prit plot që 23 vjet…Po i drejtohem obeliskut që e shihni në pjesën anash po sillen e ne i kemi çu duart nuk po dimë çka me bë se nuk po mundemi me ardh, ata po na thërrasin me vajin në buzë ‘hajde merrna’, ne nuk po dimë ku i kemi. Kush duhet me na tregu, a e ndjejnë vetën të obliguar ata që ua dhamë votat dhe na udhëheqin”, ka thënë ai.
Në Kosovë nesër shënohet Dita e të Pagjeturve derisa nuk dihet fati i më shumë se 1600 personave të zhdukur me dhunë nga Serbia gjatë luftës në Kosovë. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-380x233.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476834634_1337178704429895_4011526396496234746_n-e1739225031483-380x233.jpg)
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
![Fetai: Studimet tregojnë se praktikat korruptive mund të rrisin kostot e projekteve deri në 30 për qind](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/arben-fetai-380x233.png)
Fetai: Studimet tregojnë se praktikat korruptive mund të rrisin kostot e projekteve deri në 30 për qind
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht