LAJMI I FUNDIT:

Hoti kërkon të raportojë në Kuvend për marrëveshjen që nënshkroi në Uashington

Hoti kërkon të raportojë në Kuvend për marrëveshjen që nënshkroi në Uashington
Foto: Arkiv

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar t’i mundësohet që, në njërën nga seancat e ardhshme, të raportojë në Kuvend për Marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Zyra e Kryeministrit.

Këtë kërkesë, Hoti e ka bërë përmes një letre drejtuar anëtarëve të kryesisë së Kuvendit dhe kryetares, Vjosa Osmani.


Teksti i plotë i letrës:

E nderuara Kryetare e Kuvendit,

Të nderuar anëtarë të Kryesisë së Kuvendit,

Më 4 shtator 2020, në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, është arritur një Marrëveshje e rëndësishme për vendin tonë lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ky është hap shumë i rëndësishëm drejt marrëveshjes përfundimtare për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohje reciproke në mes të dy shteteve.

Në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive të mia kushtetuese e ligjore, jam i gatshëm që në njërën nga seancat e radhës të Kuvendit të Republikës së Kosovës të raportoj para deputetëve për marrëveshjen në fjalë, si dhe për procesin e dialogut në përgjithësi.

Ndryshe, partitë opozitarë gjithashtu kanë kërkuar që Hoti të raportojë në Kuvend, pas arritjes së marrëveshjes në SHBA.

Madje, Partia Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të kërkuar seancë të jashtëzakonshme, për raportimin e  kryeministrit të vendit, Avdullah Hoti lidhur me takimet e delegacionit të Kosovës në Uashington dhe marrëveshjen e nënshkruar.

Mbledhja e nënshkrimeve ka filluar të hënën, ndërkaq PDK-ja gjatë ditës së sotme do të kontaktojë edhe me partitë e tjera për mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se kanë dërguar në Kuvendin e Kosovës thirrje që kryeministri i vendit, Avdullah Hoti të raportojë për marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Politikë
Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Lajme
Kalo në kategori