LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Katër vite të kësaj qeverisjeje, projekti i gazit u anulua dhe asnjë kapacitet i ri energjetik nuk është ndërtuar

Hoti: Katër vite të kësaj qeverisjeje, projekti i gazit u anulua dhe asnjë kapacitet i ri energjetik nuk është ndërtuar

Vendi këto ditë është përballur me reduktime të ashpra të energjisë elektrike, ndërkaq deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Avdullah Hoti në lidhje me këtë theksoi se që katër vite të kësaj qeverisjeje asnjë kapacitet i ri energjetik nuk është ndërtuar, ndërkaq është anuluar projekti i gazit i cili sot do të ishte funksional.

Hoti në një postim në Facebook shkruan se në këtë mungesë të energjisë në dimër, e vetmja deklaratë po është se po ka mbingarkesë.

“Tani kur përballemi me mungesë të energjisë në dimër, këta të paaftë që dinë të bëjnë vetëm dalin me deklarime për përçudnuara se ‘nuk ka mungesë të energjisë, por ka mbingarkesë’, ‘mbingarkesa po vjen për shkak të zhvillimit ekonomik’ etj. Ta merr mendja se zhvillimi ekonomik ndodh vetëm në dimër, e jo në verë.


Kur pyetet ministrja e ekonomisë për reduktimet me energji, ajo përgjigjet se i ka përcjellë ankesat e qytetarëve në KEDS, sikur të ishte zyrtare për ankesa të qytetarëve e jo ministre përgjegjëse për zhvillimin strategjik të sektorit të energjisë.

Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me gaz, sot do të kishim së paku edhe 200 megavat energji për të mbuluar kërkesën e tepërt për energji, që po përdoret masivisht për ngrohje”, thekson Hoti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Kalo në kategori