Propozim- vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës, për vendosjen e masës së vetëizolimit për shtetasit kosovarë që kthehen nga Shqipëria, ka ngjallë reagime të shumta, jo vetëm nga qytetarë e biznesmenë, por edhe nga vet politikanët.
Një masë e tillë u quajt absurde nga Ministria e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, por mospajtim kishte edhe nga zëvendëskryeministrja, Albulena Balaj -Halimi. E, shqetësimi më i madh mbetet nga Agjensionet Turistike në Kosovë.
Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Tranportit Rrugor, sot ka zhvilluar një takim me kryeministrin, Avdullah Hoti dhe Ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi.
Kurtishaj ka thënë se ka marrë garancinë nga të dy, që s’do të ketë masë të vetëizolimit për kosovarët që kthehen nga shteti amë, pasi sipas tij vatra e COVID-19 s’është në Shqipëri, por në Kosovë.
“Sa i përket çështjes së masës së vetëizolimit, dua të falënderoj zv.kryeministren e Kosovës, Balaj – Halimi, përkatësisht ministrin Vesel Krasniqi i cili ishte kategorik kundër vendosjes së masës së izolimit për pushuesit nga Kosova që do të shkojnë në Shqipëri, gjatë kthimit të tyre. Por një falënderim edhe për ministrin Abrashi, edhe kryeministrin Hoti që kanë marrë për bazë kërkesën time si Kryetar i Transportit Rrugor të Udhëtarëve, njëkohësisht Kryesues i Kuvendit të Odës Ekonomike, shqetësimin e bizneseve për të adresuar çështjen e masës së izolimit për kthimin e shtetasve kosovarë nga Shqipëria.
Janë dy – tri çështje themelore që duhet përgjigj. E para, vatra e krizës së pandemisë nuk është në Shqipëri, por në Kosovë. E dyta, çështja e krijimit të imunitetit të përgjitshëm të popullatës, pra perderisa shumë qytetarë tashmë i kanë pagat shumë të ulëta, shumë nga ta s’kanë mundësi fare të shkojnë në Shqipëri, derisa para nesh është sezona e vjeshtës dhe e dimrit, andaj është më së e domosdoshme të krijohet edhe imuniteti për t’u përballë me këtë virus. Prandaj është e domosdoshme që ata të qëndrojnë për disa ditë në diell, përballë detit apo në jod”, ka thënë ai për indeksonline.
Tutje ai ka thënë se “çështje tjetër, është ajo e pagesës së hoteleve, qoftë nga kompanitë, qoftë nga agjensionet turistike apo edhe nga qytetarët që kanë dhënë avansin e tyre. Pra, kush do të merret me ta. Duke i pas në konsideratë të gjitha këto, unë ja kam shpjegu detajisht secilit ministër dhe tashmë kemi edhe koordinimit, garancinë që s’do të ketë vetëizolim për qytetarët e Kosovës që kthehen nga Shqipëria”.
Kurtishaj në fund thotë se ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që kanë planifikuar Festën e Bajramit apo ditë e fundjavës t’i kalojnë në brigjet e bregdetit shqiptar.
“Kryeministri Hoti tha se Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është dukë udhëtuar drejt Tiranës për t’u takuar me homologun e tij shqiptar, për të marrë masa të sigurisë, por në asnjë mënyrë jo izolimin”, përfundon ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Vizita e shefit të NATO-s si rikonfirmim për praninë e forcave evropiane në Kosovë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa