LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Energjia e ripërtëritshme kontribuon në furnizim stabil me energji elektrike

Hoti: Energjia e ripërtëritshme kontribuon në furnizim stabil me energji elektrike

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, si dhe shefi i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

(BERZH), në Kosovë, Neil Taylor, përcolli nga afër transportin e turbinave, të cilat do të barten në parkun me erë, në Selac të Shalës së Bajgorës, projekt ky i “SOWI Kosova”, i cili ka të bëj me prodhimin e energjisë së ripërtëritshme.

Me këtë rast, kryeministri Hoti tha se ky investitor e ka statusin e investitorit strategjik në Kosovë, dhe është ndër investitorët më të mëdhenj në një sektor strategjik për vendin, për prodhimin prej 105 megavatesh energji elektrike, me një investim që shkon 187 milionë euro, ku mbi 50 milionë euro janë siguruar nga BERZH-i.


“Ne sot u ndalëm për të parë bartjen e këtyre materialeve- turbinave dhe besoj që shpejt do të jemi në Shalë të Bajgorës për të parë se si investojnë dhe kontribuojnë në furnizimin stabil me energji elektrike”, u shpreh kryeministri Hoti.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Ekonomi
Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Botë
Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Ekonomi
Kalo në kategori