LAJMI I FUNDIT:

​Hoti: Deklaratat e Selmanajt rreth të pagjeturve janë shtrembëruar

​Hoti: Deklaratat e Selmanajt rreth të pagjeturve janë shtrembëruar
Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se deklaratat e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj janë duke u shtrembëruar.

Hoti këto komente i bërë pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit për mbështetjen financiare të projektit “Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe”, në mes Ministrisë së Kulturës dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ku ishte prezent edhe kryeministri Hoti.

“Nëse ka pasur përkushtim për zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve ndonjëherë ka në këtë qeveri, nuk ka munguar përkushtimi as në qeveritë e kaluara. Deklaratat që i ka dhënë Selmanaj janë totalisht duke u shtrembëruar nga persona të caktuar. Nëse do të kishte një element më të vogël në bindje ose në deklaratat Selmanaj ose të cilido anëtarë të qeverisë, jo të stafit politik po cilido zyrtar të shtetit që do të binte ndesh me parimet e funksionimit tonë dhe që në çfarëdo forme do të cenonte ose do të fyente, t’i bënte të ndihen keq familjarët e të pagjeturve, unë i pari i qeverisë do t’iu kërkoja falje atyre dhe do të merrja menjëherë veprimet e nevojshme, por e vërteta nuk është ashtu”, ka thënë ai.


Tutje ai ka pohuar se “Nëse dikush nga familjarët e të pagjeturve ose kushdo tjetër është ndjerë keq nga informatat e shtrembëruara për deklarimet e Selmanaj edhe për atë iu kërkojë falje, por e vërteta nuk qëndron ashtu siç po thuhet publikisht”.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori