LAJMI I FUNDIT:

​Hoti: Bizneset dhe qytetarët përfitojnë 470 milionë euro nga Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

​Hoti: Bizneset dhe qytetarët përfitojnë 470 milionë euro nga Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike
Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se përfitimet për qytetarët dhe bizneset nga Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19 janë rreth 470 milionë euro.

Sipas Hotit, në analizën që Ministria e Financave i ka bërë këtij Projektligji, që është në pritje për miratim në Kuvendin e Kosovës, do të lehtësojë dukshëm pasojat e pandemisë.

“Në analizën që Ministria e Financave i ka bërë këtij Projektligji, që është në pritje për miratim në Kuvendin e Kosovës, rezulton se përfitimet për qytetarë dhe biznese sivjet dhe vitin e ardhshëm janë rreth 470 milionë euro. Ky vlerësim i efekteve ekonomike dhe sociale është nxjerrë duke analizuar secilin nen të Projektligjit. Këto mjete, së bashku me fondin prej 365 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike që është pjesë e buxhetit për 2020 tanimë të miratuar, do të lehtësojë dukshëm pasojat e pandemisë për qytetarë dhe biznese”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Kalo në kategori