LAJMI I FUNDIT:

Hoti bën thirrje të respektohen masat anti COVID-19 në gastronomi

Hoti bën thirrje të respektohen masat anti COVID-19 në gastronomi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka vizituar mbrëmjen e së mërkurës njërin nga lokalet e Prishtinës, nga ku ka bërë thirrje të respektohen masat anti-COVID-19.

Hoti përmes një postimi në Facebook, i shoqëruar edhe nga zëvendësi i tij, Driton Selmanaj ka thënë se gastronomia është njëri nga sektorët që kërkon shumë më shumë vëmendje.

“Sot e vizituam një prej bareve të Prishtinës, që është shembull i respektimit të masave kundër #COVID19. Nga sot, kemi filluar të goditemi edhe më shumë nga vala e dytë e pandemisë dhe gastronomia mbetet një prej sektorëve që kërkon shumë më shumë vëmendje, sidomos për shkak të ndikimit që ka në ekonominë e vendit. Prandaj, ju bëjë thirrje të gjithë gastronomëve që t’i respektojnë në përpikmëri masat, sepse një mbyllje tjetër për gastronominë do të linte pasoja shumë të mëdha në ekonominë e vendit”, shkruan Hoti. /Telegrafi/