Në rastin ku ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami e Kujtim Shala, po kërkojnë nga Universiteti i Prishtinës (UP) kompensimin e pagave të papaguara dhe të ardhurave tjera, është caktuar të merret prova me ekspertizë financiare.
Paditësit, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami e Kujtim Shala po kërkojnë nga Gjykata Themelore në Prishtinë që të obligohet e paditura, UP, që t’ua paguajë atyre shumën mbi 43 mijë euro, bashkë me kamatë ligjore, duke e llogaritur nga data e paraqitjes së padisë, për shkak të pagave të papaguara si mësimdhënës për vitin 2015 dhe muajt janar, shkurt, mars, prill dhe maj të vitit 2016.
Ekspertiza financiare është caktuar në seancën e së martës, pas propozimit të përfaqësuesit të paditësve, avokatit Durim Osmani.
Avokati Osmani ka thënë se është e nevojshme të merret prova me ekspertizë financiare, me qëllim të vërtetimit të gjendjes faktike.
Tutje, i njëjti ka deklaruar se detyrë e ekspertit financiar do të jetë përllogaritja e diferencës së pagave të papaguara dhe të ardhurave të tjera, që përfshinë tatimin në pagë, pagesën e trustit pensional për gjithë vitin 2015 dhe për muajt janar, shkurt, mars, prill e maj të vitit 2016, si dhe kamatën e arritur deri më tani.
Kurse, përfaqësuesi i të paditurës, Safet Thaqi e ka kundërshtuar kërkesëpadinë e paditësve për periudhën kontestuese, duke u mbështetur në vendimin e të menaxhmentit të të paditurës, të datës 10 dhjetor 2014.
Tutje, Thaqi këtë kundërshtim e ka mbështetur në nenin 3 të Rregullores për të ardhurat personale të UP-së, në të cilin nen sipas tij thuhet se askush nga personeli akademik nuk mund të ketë dy marrëdhënie pune.
Po ashtu, Thaqi ka thënë se edhe neni 4 i Rregullores për të ardhurat personale sqaron faktin se kushdo që nga personeli akademik mungon, do t’i hiqen të ardhurat personale nga pagat mujore dhe atë sipas tij për një orë mungese do t’i hiqen 50 euro, kurse për asistent për një orë mungese do t’i hiqen 25 euro.
Në fund të deklarimit, Thaqi ka konsideruar se kërkesëpadia e paditësve është e pabazuar për kompensimin e shtesave të tjera, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Pas dëgjimit të palëve ndërgjyqëse, gjykatësja Rrezarta Sylejmani-Voca me vendim e ka aprovuar propozimin e përfaqësuesit të paditësve, për marrjen e provës me ekspertizë financiare, ku për ekspert ka caktuar Riza Blakajn.
Seanca e radhës në këtë rast pritet të mbahet pas marrjes së provës me ekspertizën e lartpërmendur.
Ndryshe, sipas padisë të ushtruar më 9 shkurt 2018, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami dhe Kujtim Shala po kërkojnë nga UP-ja kompensimin e pagave dhe të ardhurave tjera.
Në padi thuhet se, paditësit me të paditurën në periudha të ndryshme kanë lidhur kontratë pune, si mësimdhënës në Fakultetin Ekonomik dhe në Fakultetin e Filologjisë. Gjegjësisht, thuhet se Hykmete Bajrami ka lidhur kontratën e punës si mësimdhënëse me UP më 13 shtator 2004, Kujtim Shala me 12 janar 2009, kurse Avdullah Hoti me 6 mars 2002, të cilat kontrata kanë vazhduar përmes aneks kontratave ose në mënyrë të vetëkuptueshme, kanë vazhduar në mënyrë të pandërprerë dhe vazhdojnë ende.
Sipas padisë, në bazë të kontratave lëndore, palët paditëse kanë pasur obligim si punëmarrës, ndërsa UP ka pasur obligim si punëdhënës, në kuptim të çështjes kontestuese, pagimin e pagave për punën e kryer sipas kontratave lëndore dhe pagimin e të ardhurave tjera të punëmarrësit. Mirëpo, në padi thuhet se përfaqësuesi i UP-së, Ramadan Zejnullahu, më 10 dhjetor 2014, nxjerr vendimin në bazë të cilit vendoset që palëve paditëse nuk i kompensohen pagat dhe të ardhurat personale sipas kontratës, përveç orëve të realizuara si mësimdhënës. Mirëpo, tutje thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë shfuqizon vendimin e UP-së, ku si pasojë vet pala e paditur, më 11 maj 2016, nxjerr vendimin në bazë të cilit e revokon vendimin lëndor dhe vendoset t’i paguhet paga në mënyrë retroaktive, po që nga kjo datë thuhet se pala e paditur nuk ka paguar pagat sipas vendimit të fundit të datës 11 shkurt 2016.
Paditësit këtë padi e kanë bazuar në nenin 55-58 lidhur me nenin 11, paragrafi 9 të Ligjit të Punës, ku thuhet se është përcaktuar e drejta e punëmarrësit për kompensimin me pagë dhe të ardhurat tjera, në kundërvlerë të punës së kryer në cilësinë e punëmarrësit ndaj punëdhënësit.
Andaj, mbi këtë bazë po kërkohet që të aprovohet si e bazuar kërkesëpadia e paditësve, Avdullah Hoti, Kujtim Shala dhe Hykmete Bajrami, si dhe të obligohet UP që Kujtim Shalës t’ia paguajë shumën prej 21,816.78 euro, Avudllah Hotit t’ia paguajë shumën prej 13,091.40 euro, kurse Hykmete Bajramit t’ia paguajë shumën prej 8,098.80 euro, te të gjithë bashkë me kamatë ligjore, duke e llogaritur nga data e paraqitjes së padisë, për shkak të pagave të papaguara për vitin 2015 dhe muajt janar, shkurt, mars, prill dhe maj të vitit 2016. /BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës