Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ka shkelje në procedurat e ndarjes së subvencioneve dhe granteve në bujqësi, por gjithashtu ka diskriminmi dhe nuk kanë arritur efektet e pritura.
Ai ka shkruar në Facebook se dy komisione parlamentare, të premten kanë shqyrtuar raportin e auditimit të performancës për subvencionet dhe grantet në bujqësi në Kosovë.
Sipas tij, ky raport i auditorit është përcjellë për shqyrtim në seancë të Kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohen në detale dhe do të nxjerren rekomandimet se çfarë duhet ndërmarrë për të evituar këto shkelje dhe padrejtësi në ndarjen e subvencioneve.
Të gjeturat kryesore, që ka publikuar Hoti në postimin e tij në Facebook:
SUBVENCIONET DHE GRANTET NË BUJQËSI ME SHKELJE NË PROCEDURAT E NDARJES, DISKRIMINUESE DHE PA EFEKTE TË PRITURA
Dy komisione parlamentare (për mbikëqyrje të financave publike dhe bujqësi) të premtën kanë shqyrtuar raportin e auditimit të performancës për subvencionet dhe grantet në bujqësi në Kosovë. Të gjeturat kryesore janë si në vijim.
1. Çdo vit ndahen rreth 48 mil euro (nga niveli qendror dhe lokal) për grante dhe subvencione për bujqësi, ndërkaq importi i produkteve bujqësore është i njëjtë dhe tokat e mbjella me grurë kanë rënë me 20% në tri vitet e fundit.
2. Ministria e Bujqësisë nuk ka kontroll adekuat ex-post të granteve dhe subvencioneve që i ndan. Nga disa mostra të audituara, del se pajisjet e financuara me grante nuk gjenden në fermë, në raste të tjera ato janë jofunksionale. Ka raste kur 50% e grantit jepet si paradhënie pa u siguruar garancioni bankar valid siç kërkohet. Tek rasti i subvencioneve, auditori gjenë parregullsi sa i përket të dhënave kadastrale.
3. Udhëzimi Adminsitrativ dhe Programi vjetor për mbështetje në bujqësi përcaktojnë kritere të ndryshme për ndarje të granteve dhe subvencioneve, që shkakton paqartësi tek bujqit dhe mundësi për parregullsi e padrejtësi ndaj bujqve.
4. Më 2018, ish Minsitri Rikallo ka nxjerrë një Udhëzim Adminsitrativ, i cili bujqve në katër komunat në veri ju mbulonte 80% të investimit në bujqësi, ndërkaq në të gjitha komunat e tjera vetëm 50%. Kjo ishte diskriminim i hapur. Ky udhëzim është bazuar në argumentin për të mbështetur komunat më pak të zhvilluara. Por, nuk ka asnjë indikator se Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani dhe Mitrovica e Veriut janë më pak të zhvilluara se Drenasi, Skënderaj, Malisheva, Dragashi, Shtimja, Kaçaniku apo komuna të tjera mesatare në Kosovë. LDK-ja kishte kërkuar anulimin e këtij udhëzimi, por partitë e PAN-it nuk e votuan rezolutën e Kuvendit.
5. Auditori gjenë gjithashtu se drejtori i TI-së dhe drejtori i Agjencisë për Zhvillim Bujqësor kanë qasje si super-administratorë në sistemin e IT-së kur përcaktohen pikët dhe nxjerret vlerësimi final për përfituesit. Niveli i autorizimeve të tyre në sistemin e IT-së nuk është i qartë. Edhe pse ndërhyrjet në sistem mund të jenë të gjurmueshme, nuk ka asnjë logjikë pse këta dy persona duhet të kenë qasje të tillë në sistem.
Ky raport i auditorit është përcjellë për shqyrtim në seancë të Kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohen në detale dhe do të nxjerren rekomandimet se çfarë duhet ndërmarrë për të evituar këto shkelje dhe padrejtësi në ndarjen e subvencioneve”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës