Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur i sigurt se Kosova nuk do të bëjë kompromise për të arritur marrëveshjen finale me Serbinë.
Ai u shpreh i pasigurt për mënyrën e vazhdimit të dialogut pas insistimit të palës serbe për të hapë temën e asociacionit, por tha se i njëjti nuk do të ngecë për fajin e Kosovës.
Pas inaugurimit të një rruge sot në Prizren, kreu i qeverisë ka komentuar kushtëzimin e PDK-së për hyrje në qeveri dhe dështimin e miratimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike pas pesë herë votimi në Kuvend.
“Asociacioni është një temë e kryer, e përmbyllur në vitin 2013. Por dialogu nuk do të ngecë për shkak të Kosovës. Jemi shtet i pavarur, parimet i kemi të qarta të dakorduara me miqtë tanë ndërkombëtar. Mbi bazën e këtyre parimeve jemi të gatshëm për dialogun. Kompromiset Kosova i ka bërë në vitin 2008 kur e ka shpall pavarësinë”, tha ai.
I pyetur se a do të bëjë kompromis LDK për të votuar një president të PDK-së, Hoti nuk e mohoi një mundësi të tillë.
“Qeveria është duke funksionuar normalisht, shumica parlamentare është stabile. Po e realizojmë programin qeverisës me partnerët që kemi marrëveshje. Atë që mund të them se kur të vijmë tek ajo pikë në shkurt, duhet të ulen të gjitha partitë politike. Pa përjashtim për të siguruar 80 vota në Kuvend, e përtej kësaj për të mbërritur konsensusin rreth një emri që na përfaqëson mundësinë”, tha ai.
Përkundër që pesë herë radhazi shumica parlamentare e qeverisë nuk arriti të miratojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, kryeministri Hoti tha se kjo nuk nënkupton asgjë.
“Nënkupton se jo të gjithë deputetët e koalicionit qeverisës kanë qenë në Kuvend, vetëm këtë nënkupton. Disa kanë qenë në udhëtim disa për arsye të ndryshme atë ditë e kanë pasur të pamundur. Në seancën e radhës besoj që do të votohet”, tha ai, raporton kp.
Krahas kësaj Hoti tha se ai është kryeministri më transparentë që ka pasur vendi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës