Hotelirët nga Struga dhe Ohri ankohen për procedurën e vendosjes së paneleve fotovoltaike
Në kohën kur shteti mburret se i ka thjeshtuar kushtet për vendosjen e fotovoltaikëve, hotelierët nga Ohri dhe Struga ankohen se kanë vështirësi për të investuar në investime të tilla, me të cilat do të kursenin në faturat e energjisë elektrike.
Ata që ndodhen në bregun e liqenit të Ohrit, pra më pak se 50 metra larg tij, nuk mund të marrin leje ndërtimi për vendosjen e paneleve fotovoltaike, informon Alsat.
“Fjala është për objekte që kanë fletëpronësi, të cilat janë ndërtuar 50 vite më parë. Nëse janë ndërtuar atëherë, ato kanë fletëpronësi. Çdo të thotë kjo? Do të thotë nëse i prishet çatia dhe kërkon leje ndërtimi ta rinovojë çatinë, ai nuk mund ta marrë, sepse është 50 metra larg liqenit. Këto opsione duhet të merren parasysh dhe ato duhet të zgjidhen në vijim”, tha Kërste Blazheski-Kryetar i HOTAM.
“Edhe unë përballem me atë problem. Është përgatitur një projekt, i cili është dorëzuar në komunën e Ohrit, tani më duhet ta ndryshoj projektin, të jem 50 metra larg liqenit, paneli i parë është larg, duhet edhe atë ta ndryshoj atë, për të marrë leje ndërtimi, për montimin e paneleve. Kjo për mua është absurde, sepse nëse pikon çatia nuk guxon ta rregullosh duhet ta lësh të rrjedhë. Ne ndryshojmë vetëm ngjyrën e çatisë, nuk ndërtojmë themele apo objekte. Sepse nuk ishte 50 metra, por 47 metra te unë, sipas disa matjeve të tyre”, u shpreh Pero Kutanoski, Menaxher Hoteli.
Ata i bëjnë thirrje Qeverisë që të heqë këto dispozita kontroverse, në përputhje me rekomandimet e UNESCO-s.
“Nga Qeveria thanë se do të bëjnë disa ndryshime në ato ligje dhe nuk i bënë, dhe ky është një minus i madh që nuk e bënë, sepse çdo minutë që pret ndikon në ekonomi dhe indirekt ndikon në vetë qeverinë. Kjo është arsyeja pse ne nënkuptojmë mbylljen dhe vendosjen e një çelësi në derë. Fillimisht bëhet projekt dhe projekti dorëzohet në komunë. Dhe komuna jep përgjigje, ju jeni më afër se 50 metra, nuk mund t’ju japim lejen për vendosjen e fotovoltaikëve”, theksoi Kërste Blazheski-Kryetar i HOTAM.
Sipas HOTAM-it, shumë hotele që ndodhen në bregun e liqenit përballen me këtë problem. / Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos