LAJMI I FUNDIT:

Horoskopi vjetor për të lindurit në shenjën e Luanit

Horoskopi vjetor për të lindurit në shenjën e Luanit

Horoskopi i madh vjetor për vitin 2020 u parashikon Luanëve mundësinë që këtë vit t’i marrin vendimet më të rëndësishme jetësore!

Dinamikë, të fuqishëm, impresivë, posesivë… Të sinqertë dhe fisnikë, ndërmarrës në çështjet e dashurisë dhe emocioneve, transmeton Telegrafi.

Luanët janë mjaftë erotikë dhe kanë mjaft përvojë dashurore. Luani vazhdimisht angazhohet t’i plotësojë dëshirat më të fshehura të partneres, gjithmonë nga e para tregon dhe thekson dashurinë e vet. Luanët janë të zjarrtë edhe në dashuri, edhe në grindje. E meta e tyre është posesiviteti.


Jeta do të jetë plot kthesa në vitin 2020. Luanët do të jenë të plotësuar me vitalitet dhe energji që këtë vit t’i realizojnë ëndrrat e veta. Mirëpo, gjithashtu, do të jenë luftarakë dhe do të dinë kur duhet të caktojnë kufirin.

Do të jeni të hapur për të provuar ushqimin e ri, ushtrime të reja për kondicionin tuaj dhe lidhje të reja.

Ndërrimi i punës apo puna e re do t’ju interesojë mjaft. 2020-a do të jetë vit i bukur për Luanët. Siç parashikojnë yjet, viti 2020 do të jetë vit i dijes personale dhe përgjegjësisë ndaj vetvetes si edhe plotësimit të nevojave më të domosdoshme.

Partneritetet tuaja do të jenë vitale dhe energjike gjatë vitit dhe do t’ju ofrojnë mundësi të pabesueshme për avancim dhe rritje.

Pjesa më e madhe e kësaj fushe është goxha jashtë kontrollit tuaj, mirëpo gjithësia ju premton magji kozmike në më të mirën, nëse ecni nëpër kufij të egos suaj për të pranuar situatën ashtu siç është, jo ashtu siç mendoni se do të duhej të ishte.

Puna dhe karriera

Yjet për 2020-n parashikojnë që këtë vit në punë do të jeni më të përqendruar se kurrë më parë. Edhe pse ndoshta do të detyroheni të merreni të shumtën me gjëra monotone të zyrës, në pjesën më të madhe, puna juaj pritet të jetë e lehtë. Mirëpo, me siguri do të keni edhe shumë punë.

Provoni që të miqësoheni me kolegët dhe me eprorët tuaj. Kjo miqësi do të mundë të krijojë stabilitet në punën tuaj dhe madje do t’ju ndihmojë që t’i tregoni aftësitë tuaja. Kujdes të mos veproni ndryshe dhe të krijoni konflikt në vendin tuaj të punës. Kjo nuk do të jetë gjë e mirë.

Luanët këtë vit më me dëshirë do t’i kursejnë paratë e veta, sesa t’i shpenzojnë. Për këtë shkak më shumë do të përqendroheni në buxhetin tuaj dhe do të kujdeseni për të më mirë sesa keni bërë viteve të kaluara. Shfrytëzoni rastin që të fitoni më shumë para, duke investuar në vitin 2020.

2020-a vjen me ulje dhe ngritje si edhe cilido vit tjetër, mirëpo kjo nuk do të thotë që do ta keni të vështirë. Në pjesën më të madhe të vitit me siguri do ta keni më të lehtë dhe më këndshëm. Shfrytëzoni mundësitë të cilat do t’jua përmirësojnë jetën, ndërsa injoroni ato të këqijat.

Këtë vit do të përballeni me sfida në fushën e drejtimit, koordinimit, orientimit dhe bashkëpunimit. Është kjo kohë e testimit. Me siguri nuk do të prisni ndonjë avancim në karrierë, mirëpo këtë herë ndërtimi i themeleve solide, të cilat do t’i ndërtoni këtë vit, do t’ju shpaguhet jashtëzakonisht nga mesi i vitit 2020.

Do të jeni përgjegjës dhe do të keni ndjenjën e përgjegjësisë për punën dhe bashkëpunimin me kolegët në punë. Më vonë gjatë vitit, me siguri do t’i bëni për vete, personalisht dhe profesionalisht, ata të cilët do të jenë në jetën tuaj që t’ju ndihmojnë në arritjen e qëllimeve afatgjata.

Do të keni konflikte në vitin 2020. Nevoja juaj natyrale për krenari dhe ekzagjerim do të jetë e përmbajtur me ndjenjën tuaj të përgjegjësisë. Ndjenja e përgjegjësisë do të rritet deri nga mesi i verës. Kjo është koha që financat tuaja t’i rregulloni. Nga ato varet e ardhmja juaj afatgjate.

Këtë vit fokusi juaj do të jetë në shtëpi, truall, rrënjët tuaja, zgjerim të familjes. Nëse do të shpenzoni këtë vit, atëherë vendi më i mirë do të jetë meremetimi apo rregullimi i shtëpisë suaj.

Ky vit gjithashtu është koha që të investoni në të ardhmen tuaj afatgjatë. Menaxhimi i keq i parave në të kaluarën mund edhe tani t’ju ndodhë, madje patjetër duhet ta zgjidhni këtë vit.

Shëndeti

Luanët në 2020-n do të jenë më impulsivë se viteve të kaluara. Do të dëshirojnë të provojnë gjëra të reja. Edhe pse kjo gjë është e shkëlqyeshme për mendjen tuaj, gjithashtu është e shkëlqyeshme edhe për trupin tuaj.

Me siguri do të gjeni kënaqësinë nëse provoni ushtrime të reja apo ndërroni ushqimin. Këtë vit posaçërisht ka rëndësi të hani mirë në mënyrë që të mos keni probleme. Ndërsa problem i shpeshtë te Luanët është mungesa e gjumit, andaj përpiquni të plotësoni këtë mungesë, në mënyrë që të shmangni rraskapitjen dhe problemet shëndetësore të cilat mund të shfaqen.

Shëndeti juaj do të mund të jetë i testuar këtë vit, duke ju detyruar në ndonjë regjim disipline, kur është fjala për ushtrimet në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Ky vit është i mirë për investime në pajisje për ushtrime andaj duhet ta shfrytëzoni sa më shumë. Gjatë kësaj kohe të testimit, ju janë të nevojshme energjia, qëndrueshmëria dhe mirëqenia. Do të zbuloni që jeni tepër të brengosur për mungesën e marrëdhënieve të mira, karrierën dhe mungesën e avancimit, mirëpo tani është koha për disiplinë më të madhe, kur është fjala për shëndetin, madje në afat të gjatë.

Niveli i shtuar i pjekurisë do të rezultojë dhe do t’ju sjellë shpërblim të madh. Do t’ju nevojitet ky shëndet optimal deri nga mesi i vitit 2020 kur do të bëhen më të lehta gjërat në të gjitha sferat e jetës suaj.

Dashuria

Për Luanët viti 2020 do të thotë ndryshim, kur është fjala për marrëdhëniet, qofshin ato romantike apo jo.

Mund të ekzistojnë disa probleme në jetën tuaj romantike, nëse nuk jeni me personin e duhur apo madje nëse ju jeni ai personi jo i duhur. Kur të ndodhë kjo, mund t’i bëni dy gjëra: provoni t’i zgjidhni gjërat ose hiqni dorë.

Këtë vit me siguri do të dëshironi të mësoni më shumë për partnerin tuaj, gjë që do të mund t’i bëjë gjërat të jenë më shumë mallëngjyese apo më shumë të këqija, varësisht nga ajo se çfarë mësoni për partnerin.

Nëse kërkoni lidhje të re, me siguri do të jeni më të lumtur me ndonjë lidhje pa obligime sesa me ndonjë serioze. Ndoshta lidhja pa obligime është ajo që ju nevojitet këtë vit. Mos dilni me miqtë këtë vit. Kjo do t’ju krijojë probleme.

Kur është fjala për marrëdhëniet tuaja me familjen apo miqtë ndoshta do të detyroheni të bëni shumë kompromise. 2020-a nuk do të sjellë lidhje të thjeshta.

Ju keni nevojë të jeni të dashuruar, të vlerësuar dhe të adhuruar, mirëpo, si duket, askush këtë nuk do ta bëjë këtë vit. Do të vonoheni në takime dhe shoqërime dhe do të ndëshkoheni për këtë.

Deri në pranverë nuk është koha për obligime afatgjata. Në fund të verës sërish do të ktheheni në rrugën e dashurisë dhe do t’i përmirësoni kushtet jetësore me parterin tuaj apo me bashkëshortin apo bashkëshorten.

Marrëdhëniet do të marrin ton serioziteti dhe peshe për të cilat ju nuk jeni mësuar. Ky është leksion për lidhje serioze të cilin duhet ta mësoni. Nuk është e lehtë ta mësosh leksionin, mirëpo ai do t’ju forcojë. /Telegrafi/