Sensitivë dhe me qëndrim mbrojtës në jetën emocionale… Nën ndikimin e pushtuesit të vet, Hënës, Gaforret janë të ndjeshme, romantike dhe me intuitë
Ajo intuitë dhe ndjeshmëri i udhëzon nëpër jetë, duke u ndihmuar në vlerësimin e situatave të ndryshme dhe njerëzve, transmeton Telegrafi.
Gaforrja nuk ndërmerr asgjë nëse më parë nuk është e bindur në sigurinë e veprimit dhe nëse nuk i ka kuptuar pasojat eventuale. Në njëfarë mënyre ajo vazhdimisht është e preokupuar me ekzistencën e vet.
Respekton shumë shtëpinë, familjen dhe të gjithë të afërmit e vet, duke u përpjekur që vetes dhe atyre t’u sigurojë jetë të pabrenga.
Vështrimi i detajeve të imëta në jetë do t’ju ndihmojë t’i kapërceni të gjitha problemet në vitin 2020. Ky vit ju çon tutje në botë, duke ju dhënë aftësi që të ndihmoni, të jepni dhe t’i shëroni të tjerët, por gjithashtu është e përqendruar edhe në aftësinë tuaj të dhënies së çdo gjëje nga vetvetja.
Kjo aftësi gjithmonë është mjet i rëndësishëm të cilin duhet ta kultivoni dhe ta forconi në jetën tuaj ashtu siç është, ajo që juve ju mundëson të ofroni dashurinë tuaj në masën më të madhe.
Ky do të jetë vit emocional dhe i zjarrtë në të gjitha nivelet. Deri te ju vjen një mësim i madh dhe një nevojë e madhe që gjithë atë ta qerasni me shpirtin hyjnor i cili jeton brenda juve dhe kërkon vetëm strehim dhe dhënie.
Dashuria me siguri do të jetë e gërshetuar në mesin e miqve dhe ata do të mund të transformohen në aleatë shumë të afërt.
Zona më reprezentative për vitin 2020 te ju do të jetë karriera dhe profesioni juaj. Ngjarjet e kaluara ju detyrojnë që më shumë të punoni dhe të zhvilloni karrierën tuaj.
Puna dhe karriera
Këtë vit me siguri mund të arrihet deri te një lloj konflikti në vendin e punës. Kjo nuk do të jetë e domosdoshme që ju do të luftoni me ndokënd. Me siguri me dikë do të garoni.
Duhet patjetër të punoni më shumë dhe të keni më shumë vetëbesim dhe të jeni më të sigurt nga kolegët tuaj të punës nëse dëshironi të avanconi në vitin 2020.
Me siguri nuk do të ketë asgjë të keqe nëse nuk do të përballeni me sfidën, mirëpo gjërat e mira do të vijnë vetë. Arritja e qëllimeve personale në punë është rruga e shkëlqyeshme që ta motivoni veten për t’i arritur ato qëllime.
Me siguri do të keni fat në financat tuaja këtë vit. Do të duhej të kishit mjaft para për t’i paguar të gjitha gjërat e domosdoshme, por edhe diçka të kurseni.
Marrja me ndonjë pasion tuajin, i cili mund t’ju sjellë para është po ashtu mënyrë e mirë që të realizoni fitim plotësues. Puna juaj dhe karriera në 2020-n do të jenë më të sigurta dhe më atraktive. Posaçërisht këtë do ta vëreni nga mesi i verës.
Kreativiteti dhe risitë do të jenë këtë vit në botën afariste. Mund të ndodhë t’ju ofrohet një rast i pazakonshëm për një udhëtim të gjatë.
Mos krijoni vetëbesim të tepërt, sepse vlerat dhe pozitat tuaja të fuqishme në karrierën tuaj këtë vit mund të t’i nënshtrohen seriozisht testimit. Ju do të dominoni, mirëpo do t’ju nevojitet të mendoni dhe të studioni mjaft për ta kaluar testin.
Marrëdhëniet me bashkëpunëtorët do t’ju jenë joshëse dhe të popullarizuara, duke filluar nga mesi i verës. Do të kërkohet nga ju përqendrim dhe disiplinë gjatë gjithë vitit.
Do të jetë mençuri që shpenzimet tuaja t’i mbani nën kontroll dhe të këshilloheni lidhur me investimet dhe obligimet financiare në afat të gjatë. Rritja juaj evidente e vetëbesimit gjithashtu do të tërheqë mundësi të ndryshme për ju dhe mund t’ju duken që ju vijnë nga ku nuk i keni pritur.
Shprehia juaj që të kurseni do t’ju mundësojë investime të caktuara, të cilat do t’ju bëjnë më të fortë. Do t’i kontrolloni financat tuaja. Mirëpo, kujdes, mos i përzieni financat me të tjerët, sepse do të mund ta shkatërronin gjithë punën tuaj të rëndë, të cilin e keni bërë në disa vite të fundit.
Shëndeti
Në vitin 2020 niveli i energjisë do të jetë i ndryshueshëm, apo do të duhej të provoni të ushtroni më shpesh. Gjëja më e madhe e cila këtë vit do të mund t’ju shkaktojë sëmundje është pasiviteti.
Pasiviteti gjithashtu do të mund të ngadalësojë metabolizmin apo të shkaktojë probleme të tjera shëndetësore gjatë periudhës kur Merkuri të jetë retrograd, ajo periudhë do të jetë: 18 shkurt 2020 (Ujori) – 9 mars 2020 (Peshqit); 19 qershor 2020 (Binjakët) – 11 korrik 2020 (Gaforrja; 16 tetor 2020 (Peshorja) – 2 nëntor 2020 (Akrepi).
Përpiquni t’i përshtateni rutinës së re të ushtrimeve apo mënyrës së ushqimit këtë vit. Gjatë vitit 2020, posaçërisht gjatë verës, ju do të shkëlqeni me shëndet dhe gjendje të mirë. Do të jetë kjo shprehje e vetëbesimit të shfaqur në veten tuaj.
Shëndeti juaj do të bëhet më i fortë, mirëpo ta dini që ai është rezultat i leksioneve të vështira të cilat i keni mësuar gjatë viteve të fundit, transmeton Telegrafi.
Puna juaj e mundimshme ju është shpaguar. Do t’ju nevojitet qëndrueshmëri dhe siguri gjatë hyrjes në 2020-n te i cili fjala kryesore do të jetë vetëruajtja.
Dashuria
Yjet ju parashikojnë që në vitin 2020 me siguri do të gjeni harmoninë brenda marrëdhënie suaj romantike. Gjithashtu, përgjithësisht, do të ndiheni më romantik, gjë që me siguri edhe partneri juaj do t’ju vlerësojë shumë.
Nëse aktualisht jeni vetëm dhe nuk jenë në lidhje, atëherë ky gjithashtu është vit i shkëlqyeshëm për të gjetur dashurinë e vërtetë.
Para se të kërkoni partnerin e ri ju nevojitet pak kohë që ta kuptoni se çfarë dëshironi nga ajo lidhje. Kur ta kuptoni, filloni të kërkoni dashurinë e jetës suaj. Është më se e sigurt që do ta gjeni lidhjen romantike me dikë me të cilin deri tani keni qenë vetëm miq.
Do të keni mundësi të jeni i zgjedhur dhe lirisht bëhuni i zgjedhur në vitin 2020. Pos që do të ndiheni më romantik, ju gjithashtu ndiheni edhe më shumë miqësor këtë vit.
Kjo mund t’ju ndihmojë që të keni njerëz të rinj afër vetes, të forconi lidhjet me miqtë tuaj aktualë apo me anëtarët e familjes.
Gjithmonë mbani në mend që të kujdeseni mirë para se të thoni çfarëdo qoftë në shoqërinë me miqtë e vjetër, mirëpo posaçërisht me miqtë e rinj. Pika e nisjes e cilësdo marrëdhënieje mund të bazohet në atë se çfarë do të thoni dhe çdo fjalësh apo veprim i gabuar mund të të çojë në ndërprerje të lidhjes.
Me fillimin e vitit 2020 në lidhjet tuaja mund të ndodhë një kthesë e madhe, mirëpo ajo do të jetë e shkurtër, do të zgjasë pothuajse vetëm një muaj.
Dashuria dhe romanca ju janë më të rëndësishme se çdo gjë, dashuria, martesa dhe fëmijët do të udhëheqin me jetën tuaj në vitin 2020.
Këtë vit do të ketë edhe mjaft argëtim çfarë viteve të fundit nuk ka pasur. Thjesht, do të jetë më impulsive dhe më e këndshme për ju.
Kreativiteti në lidhjet familjare do të jetë i pranishëm, por që do të bartet edhe në botën tuaj të punës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
10 shtetet me femrat më të bukura në botë
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Peshores do të pendohej nëse do të ndahej
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?