Horoskopi për muajin shtator 2020

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë ky muaj për të lindurit e çdo shenje
Telegrafi sjell përshtatjen e parashikimit të yjeve, më poshtë mund të lexoni se çfarë ju ka rezervuar shtatori.
Shëndeti: Ushqehuni shëndetshëm dhe për arsye preventive kontrollohuni te mjeku.
Dashuria: Nëpërmjet ndonjë pune mund të njihni një person të mirë. Mbase edhe do të bashkëpunoni, andaj ky bashkëpunim mund të shndërrohet në diçka tjetër. Kjo vlen për edhe për ata që janë të lirë, edhe për ata që kanë partnerë – ju pret një periudhë e shkëlqyeshme në marrëdhëniet dashurore. Përfundimisht do të ndodhë rregullimi i marrëdhënieve dhe lënia anash e telasheve dhe e gjërave të këqijanga e kaluara. Venera është në sferën Tuaj të dashurisë deri në gjysmën e muajit, ndërkaq nga gjysma tjetër do të jetë më e zjarrtë dhe nuk është koha për dashuri, por që afshi do të jetë më i fuqishëm.
Shëndeti: Pini më shumë lëngje, sepse është i mundshëm problemi me tretjen dhe qarkullimin e gjakut. Merruni me ndonjë aktivitet, apo së paku shëtisni.
Dashuria: Partneri mund t’ju ndihmojë shumë në punë. Çdo gjë do të jetë më mirë nga 10 shtatori. Përfundimisht do të vendosni me kë dëshironi të jeni, nëse jeni të lirë. Nuk ka më kthim në të vjetrën. Mos e kritikoni shumë partnerin. Nëse jeni të lirë, mos u bëni tepër kërkues. Në pjesën e dytë të muajit do t’ju lulëzojë dashuria, ndërsa edhe afshi do të jetë më i theksuar, andaj kjo është koha ideale për t’u kënaqur.
Shëndeti: Është i mundshëm problemi me presionin dhe dëshira për t’u kënaqur është e shtuar, andaj kënaqeni veten në mënyrë që të mos jeni të tendosur.
Dashuria: Komunikimi me partnerin do të jetë i mirë deri më 10 shtator. Do të ishte mirë, nëse jeni në lidhje, të mos merrni ndonjë vendim të ngutshëm që të mos bëheni xheloz. Mos e lini pas dore partnerin për shkak të punës. Nëse jeni të lirë, nga gjysma e muajit mund të prisni ndonjë njohje të re nëpërmjet punës.
Shëndeti: Do të ndiheni shkëlqyeshëm gjatë këtij muaji.
Dashuria: Kënaquni me partnerin, posaçërisht nga pjesa e dytë e shtatorit. Yjet do të jenë në anën Tuaj dhe dashuria lehtë do të arrijë te Ju. Ata që janë në lidhje duhet të angazhohem pak më shumë rreth partnerit, që të zgjojnë afshin në marrëdhënien e ndërsjellë. Mbase do t’ju jetë e nevojshme përkrahja financiare e partnerit, e cila nuk do t’ju mungojë. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë.
Shëndeti: Mos hani shumë, janë të mundshme problemet me metabolizmin.
Dashuria: Po shkëlqeni dhe po merrni komplimente nga të gjitha anët. Nëse komunikoni me ndonjë person të cilin e keni njohur nëpërmjet miqve, mund të prisni ndonjë lidhje të re apo diçka më shumë se miqësia. Po ju bën mirë kujdesi të cilin po e merrni nga të tjerët. Nëse jeni në lidhje dashurie, komunikimi i mirë me partnerin është i sigurt, që do të thotë se këtë muaj do të kënaqeni me partnerin.
Shëndeti: Jeni nën stres për shkak të obligimeve, gjeni mënyrë që të qetësoheni.
Dashuria: Është e mundshme që partnerin e ri ta njihni në punë, nëpërmjet bashkëpunëtorëve. Nëse bashkëpunoni me dikë që ju pëlqen, kjo mund të shndërrohet në diçka më shumë se flirt. Nëse jenë në lidhje dashurie, bëni ndonjë surprizë partnerit, ngazëllejeni.
Shëndeti: Përdorni kohën e lirë që të këndelleni, në mënyrë që të jeni më të qetë dhe më stabil, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Nëse keni ndonjë lidhje tjetër, tani është koha që t’i zgjidhni të gjitha problemet. Lavdëroni ndonjëherë partnerin, tregoni ndjenjat tuaja. Kompromisi është i rëndësishëm në pjesën e parë të muajit. Partneri mund t’ju ndihmojë rreth punëve. Në pjesën e dytë të muajit do të mbizotërojnë afshi dhe puna, andaj duhet të gjeni mënyrën që të ndani më shumë kohë për jetën private.
Shëndeti: Do të jeni goxha nervozë këtë muaj, andaj do të jetë mirë që të gjeni mënyrën që ta nxirrni jashtë energjinë negative.
Dashuria: Sfera e afshit është shumë aktive, posaçërisht do të jetë nga 10 shtatori, kur Venera hyn në shenjën tuaj. Për ata që janë beqarë nuk ka sekrete, do të ketë aventura dhe marrëdhënie të paqarta këtë muaj dhe nuk është e preferuar të hyni në marrëdhënie të paqarta. Përkushtojuni vetes, zbukurimit dhe kështu do të përmirësoni situatën me partnerin, nëse diçka nuk është ideale.
Shëndeti: Lëvizni më shumë, sepse gjatë këtij muaji ka mundësi që të shtoni peshë.
Dashuria: Janë të mundshme grindjet dhe debatet me partnerin, mirëpo është me rëndësi të jeni të sinqertë ndaj njëri-tjetrit në mënyrë që të shmangni problemet. Shumë gjëra të mira do të ndodhin, janë të mundshme edhe udhëtime, nëse për çdo gjë bisedoni hapur. Bëhuni realë. Nëse jeni të lirë, nëpërmjet miqve është e mundshme një njohje e re.
Shëndeti: Do të ndiheni mirë gjatë gjithë shtatorit.
Dashuria: Janë të mundshme grindjet me partnerin. Mos i flisni partnerit shumë për problemet në punë, sepse vetëm do t’i përkeqësoni gjërat. Ata të cilët janë beqarë, nëpërmjet miqve ose në Internet mund të njohin ndonjë person interesant. Kujdes që ndonjë lidhje potenciale të mos bëhet vetëm aventurë, mos merrni vendime të ngutshme.
Shëndeti: Forconi imunitetin dhe merruni me sport.
Dashuria: Bëni kompromis me partnerin. Ndryshimet gjithmonë janë të nevojshme, por mund t’i bëni nga 10 shtatori. Ndryshoni qasjen ndaj partnerit dhe bisedoni me të për çdo gjë që Ju mundon. Një person nga puna mund t’ju pëlqejë, nëse jeni të lirë.
Shëndeti: Po ndiheni shkëlqyeshëm dhe jeni plot energji.
Dashuria: Pjesa e parë e muajit është e rezervuar për afshin, ndërkaq e dyta për romantikën. Ju pret marrëdhënie e shkëlqyeshme me partnerin. Ju që jeni të lirë, duhet të kujdeseni me cilin person keni komunikim të mirë. Në një udhëtim janë të mundshme njohje të cilat mund të jenë të rëndësishme. /Telegrafi/































































