Horoskopi për muajin nëntor 2020

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë ky muaj për të lindurit e çdo shenje
Telegrafi sjell përshtatjen e parashikimit të yjeve, më poshtë mund të lexoni se çfarë ju ka rezervuar nëntori.
Shëndeti: Kujdes nga lëndimet.
Dashuria: Ju jeni të mbingarkuar me emocione të ndryshme, por me kujdes llogarisni një mundësi të mirë në të cilën mund të shprehni dëshirat ose ndjenjat tuaja në shoqërinë e një personi të afërt. Ndonjëherë është më e vështirë të kontrollosh elanin ose pasionet, por shprehja e fytyrës të tregon mjaftueshëm për atë që mendon dhe ndjen. Nuk mund t’i shpëtoni interesimit të një personi.
Shëndeti: Puna e tepërt mund t’ju shkaktojë probleme shëndetësore. Mos e lodhin veten shumë.
Dashuria: Ju dini të shprehni qartë humorin dhe kënaqësinë tuaj emocionale kur jeni në shoqëri të ngushtë. Partneri përpiqet me këmbëngulje t'ju bindë në planet e tij, por ju jeni në gjendje të vendosni kushte të reja ose "rregulla dashurie". Përdorni me shkathtësi sharmin tuaj dhe "sjelljen e dashurisë" së provuar në situata të ndryshme.
Shëndeti: Kujdes me ushqimin, po rrezikoni të shtoni peshë trupore.
Dashuria: Dukeni i tensionuar në marrëdhënie dashurie, nuk po e merrni vëmendjen që e prisni. Dikush po i injoron dëshirat ose mesazhet tuaja. Partneri zakonisht zbaton vullnetin e vet, ndërsa juve ju duket se ngadalë po largoheni nga planet e përbashkëta. Kontrolloni dyshimet tuaja emocionale me kohë dhe merrni iniciativën.
Shëndeti: Këtë muaj nuk pritet të keni problem shëndetësore. Ruani humorin e mirë, që të mos ju kaplojë tensioni.
Dashuria: Në jetën dashurore keni gjasa për “një inkurajim të vogël”, që të ndieni një elan të madh emocional apo pasion dhe inspirim në prani të personit të dashur. Fatmirësisht, partneri di t’i plotësojë pritjet tuaja. Nëse jeni të lirë, përgjigjuni një porosie apo joshjeje. Ju presin kënaqësi të reja emocionale dhe përvoja të këndshme në shoqërinë re.
Shëndeti: Tensioni do të rritet nga gjysma e dytë e muajit, pastaj presioni do të dobësohet dhe do të ndiheni shumë më mirë. Bëni një kontroll rutinë te stomatologu.
Dashuria: Nuk pranoni variante kompromisi dhe nuk jeni të kënaqur me gjendjen aktuale në jetën tuaj dashurore. Po veproni me shumë elan në kërkim të sfidave të reja, keni nevojë për një formë “freskimi” në shfaqjen e emocioneve. Derisa partneri buzëqesh i kënaqur, temperamenti juaj natyror nuk po qetësohet dhe vazhdimisht kërkoni inkurajim të ri.
Shëndeti: Keni shëndet të djeshëm. Është mirë të bëni një kontroll rutinë te mjeku.
Dashuria: Nuk ka arsye të falni aq lehtë besimin tuaj emocional, mendoni mirë për aspektet e ndryshme apo për personin të cilin kohë më parë e keni njohur. Keni përshtypjen që personi i dashur diçka po ju fsheh, gjë që edhe më shumë po ndikon në pasigurinë tuaj emocionale apo forcon nervozizmin tuaj. Ndonjëherë nuk është e nevojshme të imagjinoni problemet tuaja.
Shëndeti: Keni nevojë që t’i përkushtoheni më shumë vetes dhe të pushoni. Ka gjasa të keni rraskapitje dhe rënie të imunitetit, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Nëse ndieni pasiguri emocionale, mjafton të tërhiqni vëmendjen e personit të dashur në mënyrën e cila i përshtatet shijes dhe afiniteteve të përbashkëta. Çdokush ka “pikën e vet të dobët”, mendoni në çfarë mënyre duet ta animoni partnerin tuaj. Nuk ka arsye që më parë të dorëzoheni apo të hiqni dorë nga qëllimet tuaja dashurore.
Shëndeti: Do të keni tepricë energjie gjatë gjithë nëntorit.
Dashuria: Jeni të prirë për ndryshime të shpeshta të gjendjes emocionale, kur jeni në një fazë të ndjeshme ia lini partnerit tuaj të krijojë plane të përbashkëta. Vëmendja dhe mirëkuptimi të cilat i merrni në rrethin e familjes suaj ndikojnë shumë pozitivisht. Nëse jeni i lirë, një njohje e re ju premton kontakte emocionale dhe kënaqësi të paharrueshme.
Shëndeti: Ka gjasa të keni dhembje koke dhe ngritje të presonit të gjakut.
Dashuria: Dëshironi më shumë mirëkuptim dhe butësi në marrëdhëniet dashurore. Partneri ndonjëherë ka ide të pazakonshme dhe me sjellën e vet te ju shkakton ndjenjën e pasigurisë. Keni nevojë për praninë e dikujt, mirëpo edhe nivel të caktuar të lirisë emocionale. Po parandieni një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhënien me personin e dashur.
Shëndeti: Ka gjasa të ftoheni. Kushtoni më tepër kujdes shëndetit.
Dashuria: Po ju imponohen kujdesi dhe komplimentet e dikujt, takimet e reja te ju ndikojnë shumë pozitivisht. Po përjetoni afërsi të re emocionale në raport me personin e dashur. Ndonjëherë edhe gjërat e vogla kanë “magji të madhe”, nëse i vlerësoni drejt. Spontantiteti në shfaqjen e ndjenjave ndikon pozitivisht te ju në marrëdhënien dashurore.
Shëndeti: Forcojeni imunitetin. Jeni të ndjeshëm.
Dashuria: Veproni sipas parimeve tuaja morale. Po silleni në mënyrë të pasigurt dhe shpesh gjendeni në fazën e shqetësimeve, ende nuk po mundeni të vendosni për zgjedhjen tuaj. Ndryshoni qasjen tuaj në sjellje dhe ndërmerrni iniciativën apo shpikni ndonjë “surprizë të pazakonshme” për personin e dashur. Vlerat e vërteta gjithmonë kanë “çmim të veçantë”, pranoni ritmin apo zgjedhjen e zemrës suaj.
Shëndeti: Ka gjasa këtë muaj ta forconi imunitetin. Është me rëndësi të pini sa më shumë lëngje dhe t’i shmangni ëmbëlsirat.
Dashuria: Në jetën dashurore nuk mund të rrini indiferent ndaj shfaqjes apo ndikimit të ndokujt, ekzistojnë veprime dhe detaje të cilat ju tradhtojnë më shumë seç supozoni. Ngadalë po e humbni kontrollin emocional. Pas takimit me një person, do ta keni shumë më të qartë ku keni gabuar deri tani në vizionet tuaja dashurore. /Telegrafi/































































