Horoskopi javor për periudhën nga 13 – 20 shtator

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
Shëndeti: Probleme me tretjen.
Dashuria: Po kënaqeni me iluzione, po i lejoni vetes të zhyteni në mbretërinë e imagjinatës dhe ëndrrave. Ju po e keqinterpretoni mirësinë e një personi që është i sjellshëm me ju dhe me sjelljen e tij ai dërgon një sinjal se ju respekton, ndërsa ju besoni se këto janë sinjale dashurie.
DEMI (21.04. – 21.05.) Puna: Jeni nën presionin e një ritmi që ju ka ndjekur prej disa kohësh. Ju dekurajojnë kërkesat nga të gjitha anët, si dhe detyrimet financiare që ju janë grumbulluar. Mos i fajësoni të tjerët se gjithçka varet nga ju. Ju i morët të gjitha detyrimet mbi veten tuaj, kështu që tani është koha që të jeni këmbëngulës. Për më tepër, ju ofrohen detyra të reja. Ngadalësoni pak dhe mos pranoni gjithçka, sepse nuk jeni të gjithëfuqishëm.
Shëndeti: Kujdes, mund të ftoheni.
Dashuria: Nëse e bartni nervozizmin dhe tensionin tuaj te partneri juaj, ka një shans të madh që ta thelloni krizën, e cila mund të jetë jetëshkurtër, ndërsa ju mund ta zgjasni atë. Nëse merrni guximin të bëni një bisedë të sinqertë, do të rifitoni optimizmin, megjithëse problemet e vërteta mund të mbeten ende të pazgjidhura.
Shëndeti: Jeni të ndjeshëm ndaj infeksioneve.
Dashuria: Ju tërheqin marrëdhëniet platonike me seksin e kundërt. Sidoqoftë, është më mirë të përmbaheni, sepse nuk është kjo një periudhë e favorshme për ndonjë aktivitet në prapaskenë, ka gjasa të zbuloheni. Rezistoni tundimeve, kjo është mënyra e vetme për të shmangur aspektet e pakëndshme që mund të ndërlikojnë fushën tuaj të dashurisë.
Shëndeti: Shkoni për një vizitë te stomatologu.
Dashuria: Ju përpiqeni për liri, megjithatë është më mirë të përmbaheni, sepse nuk është një periudhë e favorshme për ndryshime. Afrohuni me mirëbesim dhe durim partnerit tuaj, vetëm në këtë mënyrë do të shmangni shqetësimet e vogla që mund të prishin ndjeshëm rrjedhën e marrëdhënies suaj të dashurisë.
Shëndeti: Do të përballeni me alergjitë.
Dashuria: Jeni të detyruar të kaloni orë të tëra në një rreth njerëzish që nuk ju tregojnë respektin që mendoni se e meritoni. Partneri juaj po ju bën presion, kështu që pakënaqësia juaj mund të përshkallëzohet në një mënyrë krejtësisht të gabuar. Pavarësisht se sa të sfiduar jeni, shtyjeni reagimin dhe heshtni.
Shëndeti: Probleme me sinuset, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Jeni të ngarkuar me jetë dashurie. Personi i dashur nuk arrin të vazhdojë me ritmin kaotik me të cilin keni rënë kohët e fundit. Për shkak të mungesës së komunikimit, keqkuptimet janë të mundshme, të cilat, nëse nuk i zgjidhni ato në kohë, do të kthehen në një konflikt serioz.
Shëndeti: Kontrolloni pasqyrën tuaj të gjakut.
Dashuria: Paralelisht me trajektoren sfiduese që përshkruan jetën tuaj profesionale, marrëdhëniet emocionale po bëhen gjithnjë e më problematike. Personi i dashuri është nën tension, dhe shqetësime shtesë janë të mundshme nëse filloni të bëni justifikime. Ju jeni në një fazë të keqkuptimit të plotë verbal.
Shëndeti: Probleme me migrenën.
Dashuria: Ju jeni të shqetësuar për një situatë brenda familjes, pavarësisht nëse bëhet fjalë për ju ose familjen e personit tuaj të dashur. Përkushtimi është diçka që pritet nga ju, por këtë herë nuk jeni të sigurt nëse angazhimi juaj është i domosdoshëm. Do të preferonit t’i kushtonit kohën tuaj të lirë vetes, larg të gjithëve, madje edhe larg më të afërmve tuaj.
Shëndeti: Probleme me pagjumësinë.
Dashuria: Tensioni po rritet seriozisht te ju, sepse po përballeni me sfida të mëdha që duhet t’i zgjidhni. Ju funksiononi shkëlqyeshëm kur jeni nën presion, por në momentin që i bëni gjërat, do të jeni në një rënie të dukshme të humorit. I pari që do të goditet nga pakënaqësia juaj do të jetë personi i dashur.
Shëndeti: Probleme me tretjen.
Dashuria: Vëmendja përqendrohet në situatën që po ndodh në rrethin e familjes suaj. Mund të ketë gjithashtu disa ndryshime të detyruara ndaj të cilave do të duhet të reagoni, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo. Ju keni tendencë ta ekzagjeroni problemin - kështu që mendoni dy herë para se të vendosni diçka në mënyrë të pakthyeshme.
Shëndeti: Probleme me sytë.
Dashuria: Është koha për të rishikuar se cila rrugë është më e mirë për ta marrë. Personi i dashur tregon shenja se një ndryshim është në pritje. Çdo gjë që ndodh mes jush këto ditë është një aventurë e vogël për atë që sapo do të vijë. Ndryshimet nuk duhet të jenë të pakëndshme nëse jeni gati të përballeni me to.
Shëndeti: Lodhje kronike.
Dashuria: Ju nuk jeni mjaft këmbëngulës. Kur hasni në rezistencën e parë, ju i deklaroni gjërat të parëndësishme për të mbuluar pasigurinë. Para se ta bëni përsëri, rishqyrtoni atë që është më e rëndësishme për ju, krenarinë dhe kokëfortësinë tuaj ose qëllimin përfundimtar që kur keni filluar të shmangeni.
/Telegrafi/














































