Këtë javë është e domosdoshme të jeni të guximshëm dhe të durueshëm
Kush do të arrijë të fitojë ndaj vetvetes dhe kush megjithatë do t’i dorëzohet fatit të cilin yjet ia kanë përgatitur, transmeton Telegrafi.
DASHI (21.03 – 20.04.)
Puna: Mërkuri vazhdon të jetë negativ në shenjë, pa ju lënë të përqendroheni në objektivat tuaja. Mos e lini veten të dominoheni nga dembelizmi. Pak nga pak mund të ktheheni në energjitë e dikurshme.
Shëndeti: Tregohuni pak më tolerantë, edhe pse fjalët e të tjerëve të bëjnë të ndihesh nervoz.
Dashuria: Duket se për ju po fryn një erë e qetë dhe raportet me partnerin. Disiplina familjare do t’ju ndihmojë që të mos dilni nga kufijtë tuaj. Nëse jeni vetëm, nuk do të mungojnë rastet për ta shijuar në çift këtë javë.
DEMI (21.04. – 21.05.)
Puna: Është koha për të vepruar, duke lënë mënjanë agresivitetin dhe sjelljen injoruese, që mund të hedhin në erë edhe projektet e mirëmenduara. Është gjithçka çështje ndjeshmërie.
Shëndeti: Për të jetuar një javë të qetë duhet të lini më shumë hapësirë pushimit fizik, duke evituar stërmundimet. Kujdes nga ndonjë infeksion i mundshëm.
Dashuria: Javë e vështirë. Planetët këshillojnë të jeni tolerantë dhe të disponueshëm. Përpiquni të jeni më shumë të kuptueshëm dhe më pak prepotentë. Nëse jeni vetëm, është momenti i mirë për të hedhur sytë rrotull.
BINJAKËT (22.05. – 21.06.)
Puna: Me aftësitë për të parashikuar çdo situatë mund t’i dilni çdo përballë çdo vështirësie. Bëri mirë t’i shfrytëzoni mirë ditët e para për të javës për të organizuar më mirë impenjimet tua.
Shëndeti: Planetët që ju ndikojnë janë Marsi, Saturni dhe Afërdita. Momenti më i mirë për të përmirësuar shëndetin.
Dashuria: Me pak ndikim të mirë mund t’i bëni më interesante marrëdhëniet ekzistuese. Do të jetë një javë shumë e ëmbël. Nëse jeni vetëm, nuk mungojnë mundësitë për të lindur një dashuri e re.
GAFORRJA (22.06. – 22.07.)
Puna: Duhet të tregoheni më pak impulsivë, sidomos për sa u përket çështjeve financiare. Problemet më të urgjente mund të zgjidhen më së miri me pak iniciativë dhe intuitë për të vepruar në kohën e duhur.
Shëndeti: Atmosferë dinamike dhe e qetë. Kjo javë do të jetë e kontrolluar nga ndikimi i planetëve Mërkur, Jupiter dhe Uran.
Dashuria: Edhe pse nuk ndikoheni drejtpërdrejt nga planetët e dashurisë, keni gjithçka duhet për të pasur një raport të shkëlqyer. Nëse jeni vetëm, një simpati e largët mund t’ju çojë në një lidhje të fortë.
LUANI (23.07. – 22.08.)
Puna: Nuk do të mungojnë idetë e mira dhe sensi i organizimit. Me pak fat ju duhet të arrini shumë shpejt objektivat që deri pak më parë ju dukeshin të pamundura. Është koha për të ecur përpara.
Shëndeti: Shfrytëzoni ditët e pushimit për t’u marrë më shumë me imazhin tuaj.
Dashuria: Është java e sfidave dhe motivimeve të mëdha në fushën e ndjenjave. Ngrohtësia ekziston midis jush, për pasionin mendon Marsi. Por kujdes që dozat e ngrohtësisë të jenë të bollshme. Nëse jeni vetëm, është momenti më i rëndësishëm për të kaluar në një lidhje interesante.
VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)
Puna: Idetë janë të qarta dhe fati nuk mungon. Kjo javë do të jetë e qetë, por pa vendime të rëndësishme financiare, që mund të ndikonin në të ardhmen. Nuk është momenti më i mirë për të bërë blerje.
Shëndeti: Merkuri dhe Urani janë të favorshëm. Parashikohet një javë pozitive dhe e qetë. Një dietë do të ishte e domosdoshme.
Dashuria: Parashikohet një javë e vështirë në marrëveshjet me partnerin. Këshillohet të jeni të vendosur, por bëni mirë edhe të lëshoni pak pe. Nëse jeni vetëm, një dashuri e re është në fillimet e saj.
PESHORJA(23.09. – 22.10.)
Puna: Duke mbajtur vëmendjen në nivelet më të larta, është e rëndësishme që të mos mungojë as organizimi në punë.
Shëndeti: Veç disa problemeve në nivelet më të larta, është e rëndësishme që të mos mungojë as organizimi në punë.
Dashuria: Atmosfera duket e qetë. Edhe raportet erotike duken në momentin e tyre më të mirë. Nëse jeni vetëm, në shenjën tuaj duken gjurmë të një takimi shumë interesant. Fundi i javës do të sjellë një lajm të mirë për ju, në sferën sentimentale.
AKREPI (23.10. – 21.11.)
Puna: Më mirë të veproni sesa të protestoni. Ndoshta është më mirë t’ia nisni nga fillimi dhe të mos shqetësoheni më për të kaluarën.
Shëndeti: Mos e lini pas dore gjumin. Pas ditëve të lodhshme që po kaloni keni shumë nevojë për pak pushim. Konsumoni më shumë vitamina.
Dashuria: Tregohuni më të kujdesshëm, sepse duket se së fundi marrëdhënien tuaj e keni lënë pas dore më shumë seç duhet. Nëse jeni vetëm, një dashuri në shikim të parë do t’ua bëjë javën interesante.
SHIGJETARI (22.11. – 21.12)
Puna: Përpara të rejave shmangni entuziazmin. Do të stimuloheni nga planetët për të fituar çështje të rëndësishme financiare. Duhet të jeni më solid në mendimet e juaja dhe transparent në punë
Shëndeti: Përpos krizës nervore, që është e natyrës kalimtare, çdo tjetër do të jetë në rregull.
Dashuria: Në marrëdhëniet tuaja vazhdojnë akoma keqkuptimet. Nuk është momenti për të bërë tipin indiferent. Nëse jeni vetëm, do të rrezikoni të bëni gabime në gjykim.
BRICJAPI (22.12. – 20.01.)
Puna: Është koha për t’u marrë me gjëra konkrete, më mire lërjani gjykimet vetes sesa të tjerëve. Kujdes me shpenzimet këtë javë.
Shëndeti: Stresi mbetet armiku numër një. Qetësoni mendjen për disa ditë dhe pastaj rifilloni sërish aktivitetin tuaj.
Dashuria: Dialogu vazhdon të mbetet pika juaj e dobët. Rrezikoni të jeni më pak elastikë dhe shumë kritikë. Duhet të insistoni më shumë për të patur raporte të qeta. Nëse jeni vetëm, vazhdoni kështu.
UJORI (21.01. – 19.02.)
Puna: Për të mos humbur kohë dhe terren, duhet të tregoheni më të matur. Është i mjaftueshëm kontrolli i situatave të papëlqyeshme.
Shëndeti: Një javë qe e sheh Merkurin dhe Uranin shumë negativë. Nëse doni të keni një formë të mirë psikofizike, duhet të pushoni.
Dashuria: Duhet të tregoheni më të kuptueshëm dhe më tolerantë me partnerin. Mos e lini që t’i marrë gjërat me hamendje. Nëse jeni vetëm, së shpejti do të keni një dashuri me shikim të parë.
PESHQIT (20.02. – 20.03.)
Puna: Në administrim duhet të tregoheni më shumë elastikë, çështja është shumë delikate. Do të jeni me dy mendje për një problem.
Shëndeti: Shfrytëzoheni energjinë që do të keni gjatë kësaj jave për të mbaruar punët që kërkojnë më tepër fuqi.
Dashuria: Merkuri ju ndihmon të keni një harmoni në raport me partnerin, falë mirëkuptimit dhe dialogut. Nëse jeni vetëm, për momentin duhet të kënaqeni vetëm me miqësinë. Në të vërtetë, pasioni troket në derën tuaj, por nuk jeni të mbrojtur nga dashuria me shikim të parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Eliminoni njollat nga ulësja e veturës
Vetëm 3% e njerëzve e kanë shkronjën “X” në duart e tyre! Çfarë do të thotë kjo për fatin tuaj?
Ky ushtrim vlen më shumë se 100 ushtrime të barkut: Tendosni gjithë trupin, hiqni një herë e përgjithmonë dhimbjet e shpinës!
Vetëm 3% e njerëzve e kanë shkronjën “X” në duart e tyre! Çfarë do të thotë kjo për fatin tuaj?
Ky ushtrim vlen më shumë se 100 ushtrime të barkut: Tendosni gjithë trupin, hiqni një herë e përgjithmonë dhimbjet e shpinës!
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
Shenjat e horoskopit që kanë më shumë fat në jetë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama