Horoskopi më i detajuar për 2018-n: Lexojeni mirë!

Viti 2018 tashmë na pret me një grumbull befasish dhe ndryshimesh; sfida shumë interesante me të cilat disa do të përballen mirë, ndërkaq disa të tjerë më keq.
Karakteristikë kryesore e vitit të ri 2018 për shumicën e shenjave është suksesi afarist dhe gjendja e mirë financiare. Sa i përket dashurisë, më me rëndësi është të dish çfarë dëshiron, të mos pranosh më pak, por edhe të jesh i hapur për kompromise.
Disa shenja do të sprovohen me mosmarrëveshje në martesë dhe në lidhje dashurie, ndërkaq në krijim e sipër janë edhe shumë lidhje të reja.
Telegrafi hollësisht zbulon se çka ju pret në vitin e ardhshëm.
DASHI
Dashuria:Nëse jeni në lidhje: Pjesa e parë e 2018-s kryesisht do t’ju jetë stabile në sferën e dashurisë. Do të gjeni kohë të mjaftueshme për aktivitete të përbashkëta me partnerin. Do t’ju realizohen dëshirat e përbashkëta në shkurt kur Venera, e cila sundon sferën tuaj të dashurisë dhe të martesës, të bëjë trigon me Jupiterin. Prilli do t’ju sjellë harmoni dhe lumturi në lidhjen tuaj dhe do të zgjojë afshin i cili është heshtur që më herët. Gjatë qershorit Venera do të bëjë opozitë me Marsin, gjë që do të shkaktojë tensione të mëdha, ftohje dhe largim në marrëdhëniet ndërmjet jush dhe personit të dashur. Do të jetë e domosdoshme të kërkoni zgjidhje të pranueshme të përbashkët për t’u pajtuar. Trigoni i Venerës me Neptunin në tetor do të ngrohë marrëdhëniet tuaja dhe do të vendosë harmoninë, e cila do të zgjasë gjatë muajve të ardhshëm.
Nëse jeni të lirë: Fillimi i vitit do t’ju sjellë edhe fillimin e lidhjes së re emocionale, e cila mund të jetë në shtigje të gjata, mirëpo gjatë rrugës do t’ju pengojnë disa sekrete. Hyrja në lidhje sekrete mund të çojë në ndarje. Nëse deri në fillim të majit i kapërceni intrigat me të cilat do të ballafaqoheni, do të arrini të ruani lidhjen me personin i cili po ju pëlqen. Në korrik dallimet e mëdha rreth nevojave dhe dëshirave në lidhjen tuaj mund të çojnë deri në ndarje. Shanset për fillim të lidhjes së re do t’ju ofrohen në nëntor me personin i cili ka natyrë të ndjeshme. Deshtë e vjetër do të jenë të qëndrueshëm në pushtimin e simpative të veta. Pranvera është stina juaj më e mirë për dashuri. Do të jeni në situata që të filloni lidhjen me personin të cilin e njihni nga puna, mirëpo mos e ngatërroni dashurinë dhe punën, sepse do të krijoni komplikime, transmeton Telegrafi.
Shëndeti: Horoskopi vjetor për Dashin 2018 tregon që gjërat duken shkëlqyeshëm sa i përket shëndetit. Shfrytëzojeni këtë gjendje që edhe më shumë të stërvitni, trupin, zemrën dhe mendjen tuaj. Ushqehuni shëndetshëm, stërvitni dhe siguroni organizmit tuaj gjumë të mjaftueshëm. Ky është viti kur mund të arrini sukses në sportin e ri në të cilin kohëve të fundit keni menduar, ose të ndani pak kohë për veten dhe të nxirrni jashtë energjinë negative në palestër. Gjeni mënyrën që ta kanalizoni atë energji, kujdesuni për trupin tuaj dhe 2018-a do të jetë si vit i mirë për shëndetin tuaj.
DEMI
Dashuria:Nëse jeni në lidhje: Fillimi i vitit ju sjell harmoni në sferën emocionale, sepse Venera, sunduesi juaj, do të jetë në harmoni me Marsin, pushtues i sferës suaj të dashurisë dhe martesës. Fillimin e pranverës mund ta shfrytëzoni për udhëtime të përbashkëta dhe realizimin e qëllimeve të përbashkëta. Deri në mesin e majit partnerit tuaj do t’i ofroni mbështetje në çdo gjë, do të jeni të zjarrtë por edhe të butë. Partneri juaj do të kënaqet në praninë tuaj. Nga fundi qershorit deri në fund të gushtit do të keni nevojë që t’i përkushtoheni zgjidhjes së një gjëje që një kohë të gjatë po ju shkakton trazira në lidhjen tuaj. Është e nevojshme që të bëni diçka të re që marrëdhënien tuaj me partnerin ta freskoni apo është e domosdoshme që të liroheni nga ajo që ju krijon pengesa. Këtë do ta arrini deri në mesin e nëntorit dhe që të dy do të jeni të kënaqur.
Nëse jeni të lirë: Do t’ju joshë personi i cili do të ndikojë shumë në mënyrë joshëse, karizmatike dhe do të pushtojë zemrën tuaj. Do të keni aventurë të bujshme, mirëpo nuk do të zgjasë shumë, gjithsej dy deri në tre muaj. Në pjesën e dytë të vitit një miqësi mund të shkojë një hap tutje dhe të shndërrohet në lidhje emocionale. Njëkohësisht do të shfaqet edhe dashuria e vjetër dhe do ta keni të vështirë të vendosni nëse ta ripërtërini lidhjen e vjetër apo nga miqësia të filloni marrëdhënien e re emocionale. Në nëntor një person tjetër do t’ju pëlqejë dhe do të filloni lidhjen. Demat e vjetër do të kërkojnë personin e veçantë, i cili, sipas disa karaktereve, dukshëm do të dallojë dhe do të ndikojë në marrëdhënien ndaj ish-dashurive të tyre. Do të keni nevojë për mjaft angazhime dhe ide në mënyrë që atë person të arrini ta bëni për vete kur ta njihni.
Shëndeti: Për Demin rrallë që ekzistojnë sfidat me të cilat nuk mund të përballet. Demat janë të njohur për atë që janë kokëfortë, ata kurrë nuk heqin dorë. Prandaj, shfrytëzoni atë karakteristikë tuajën sivjet, nëse do të detyroheni të luftoni për shëndetin tuaj. Qasuni detyrës logjikisht. Çka është ajo që nuk arrihet? Çka jo? Bëni më shumë nga ajo që jep rezultate pozitive dhe eliminoni gjithë atë që nuk jep. Horoskopi vjetër për Demin 2018 tregon që ka mundësi që të hiqni dorë nga disa kënaqësi, për të cilat nuk jeni plotësisht të gatshëm, mirëpo kur është fjala për shëndetin, është koha e fundit që të hiqni dorë nga shprehitë e pashëndetshme. Mos lejoni që qëndrimi kokëfortë të punojë kundër jush.
BINJAKËT
Dashuria:Nëse jeni në lidhje: Ndodhitë romantike dhe harmonike në marrëdhëniet me parterin ju presin në fillim të vitit, posaçërisht në shkurt, falë harmonisë së Venerës me Jupiterin, i cili sundon sferën tuaj të dashurisë dhe të martesës. Gjatë prillit shmanguni aferave. Venera do të jetë në opozitë me Jupiterin, gjë që mund të shkaktojë mospajtime serioze me personin e dashur. Në qershor dhe korrik do të vendosni harmoninë në lidhje, në të cilën më së shumti do t’ju ndihmojë udhëtimi i përbashkët ku do të keni kohë të mjaftueshme për njëri-tjetrin. Më 8 nëntor Jupiteri do t’ju sjellë rrethana të lumtura, realizim të qëllimeve të përbashkëta dhe afërsi më të madhe me partnerin.
Nëse jeni të lirë: Do të ndieni nevojën për më shumë liri, andaj do të keni rastin të keni më shumë aventura, ndërkaq për lidhje të gjatë dhe serioze emocionale do të duhet më shumë të angazhoheni. Do t’ju tërheqin personat me të cilët do të mund të takoheni dhe të argëtoheni herë pas here, të cilët janë të hareshëm dhe të këndshëm dhe kanë prirje për humor. Më 15 maj Urani hynë në shenjën e Demit dhe në sferën tuaj të sekreteve, andaj do të keni më shumë prirje për lidhje sekrete. Në korrik do të dashuroheni dhe do të dëshironi lidhje serioze. Me vështirësi dashurore do të përballeni në periudhën vjeshtore. Binjakët e vjetër do të jenë të zjarrtë më shumë se zakonisht, gjë që do t’u ofrohen mundësitë që përfundimisht të qetësohen. Me një person do të filloni lidhjen mirëpo ajo lidhje nuk do të zgjasë për shkak të paqëndrueshmërisë së saj. Shanse më të mira ju presin nga fundi i vitit, në nëntor.
Shëndeti: Horoskopi vjetor për Binjakët 2018 tregon që do të ketë disa ngritje dhe rënie të shëndetit, pra është mirë që ta keni këtë parasysh. Mos i zvarrisni gjërat themelore deri në momentin e fundit siç është vizita te mjeku. Kontrolli i mjekut mundet shpejt t’ju zgjidhë problemet nëse ato ju shfaqen. Fatmirësisht, keni përkrahje të mrekullueshme të personave të cilët janë në rrethin tuaj dhe tek ata mund të gjeni mbështetje kurdo që do të keni nevojë. Vetëm mos ngurroni të kërkoni atë që ju duhet, transmeton Telegrafi.
GAFORRJA
Dashuria:Nëse jeni në lidhje:Fillimi i vitit do të jetë shumë i rëndësishëm në sferën e dashurisë. Madje pesë planetë do të përkrahin sferën tuaj të dashurisë dhe martesës. Nga ajo Dielli dhe Venera do të jetë në harmoni me Marsin dhe Jupiterin. Kjo mund t’ju sjellë realizime të mëdha, harmoni dhe stabilitet në marrëdhëniet me personin e dashur. Në pjesën e dytë të marsit do të përballeni me mospajtime. Duhet të jeni të gatshëm për kompromise. Tremujori i dytë do t’ju sjellë situata të ndryshueshme në marrëdhëniet me partnerin. Do të keni nevojë për përshtatje. Në shtator Jupiteri do të jetë në harmoni me Plutonin, gjë që do të shpërthejë afshin dhe do t’ju sjellë periudhë harmonie në dashuri. Deri në fund të vitit ju dhe partneri juaj do të realizoni qëllimet e përbashkëta. Do të kënaqeni me argëtime dhe udhëtime të përbashkëta.
Nëse jeni të lirë: Do të kërkoni personin i cili do t’ju përshtatet për lidhje serioze, madje për lidhje afatgjatë, nëse do të jetë e mundshme. Kjo do t’ju mundësojë që të njihni një numër të madh kandidatësh potencialë dhe të keni disa aventura të bujshme. Meqenëse nuk do të jeni të sigurt se a do të pajtoheni me disa persona të cilët do t’ju joshin, do të vendosni të hyni në lidhje. Do të keni seks të shkëlqyeshëm, mirëpo jo edhe emocione të mjaftueshme. Në tremujorin e tretë të vitit përfundimisht do të filloni një lidhje me partnerin i cili do t’ju përshtatet pothuajse të gjitha pritjeve tuaja. Gaforret pak më të vjetra do të fillojnë në lidhje emocionale në tremujorin e parë të vitit, mirëpo do të hasin në komplikime dhe turbulenca në kuadër të asaj lidhjeje. Nëse nuk arrijnë t’i zgjidhin pozitivisht, lidhja e re i pret në pjesën e dytë të tetorit.
Shëndeti: Gjithmonë emocionale, Gaforrja shpesh për vetveten është armiku më i keq kur është fjala për shëndetin. Horoskopi vjetor për Gaforren 2018 sjell emocione të mira dhe pozitive, ndërkaq shëndeti do të duhej të mbetej shumë i mirë, nëse stresin e reduktoni në minimum. Si edhe përherë, pushoni mjaft dhe përkushtojuni maksimalisht vetes në ditët kur ju duket që nuk mund t’i arrini të gjitha.
LUANI
Dashuria:Nëse jeni në lidhje:Në tremujorin e parë do të kaloni më shumë kohë me partnerin në realizimin e planeve të përbashkëta. Do të jeni të angazhuar edhe rreth familjes, posaçërisht gjatë marsit. Në tremujorin e dytë do të dini t’i bëni surprizë personit të dashur me ide interesante për argëtim të përbashkët. Më shpesh do të dilni bashkë, do të udhëtoni kurdo që t’ju jepet mundësia. Nga fundi i qershorit deri në fund të gushtit Marsi do të jetë retrograd në sferën tuaj të dashurisë. Ajo është koha kur do të jetë e nevojshme të zgjidhni mospajtimet të cilat një kohë të gjatë i keni shmangur. Nga shtatori deri në nëntor do të arrini që lidhjen tuaj ta përmirësoni dhe do ta ndryshoni në mënyrë cilësore qasjen tuaj ndaj partnerit. Gjithashtu do të realizoni harmoni më të mirë dhe afërsi të nevojshme në marrëdhënie me partnerin.
Nëse jeni të lirë: Dëshironi të dukeni joshës, andaj edhe në vitin 2018 do të dini që të rregulloheni mirë, që të theksoni pamjen tuaj dhe që të joshni të tjerët kudo që të shfaqeni. Do të filloni aventura dashurore me lehtësi ose paraprakisht me kujdes do të zgjidhni personat të cilët ju përshtaten për lidhje të shkurtra. Gjatë periudhës verore do të njihni një person me të cilin do të keni joshje reciproke shumë të fuqishme. Do të fillohet si aventurë, mirëpo deri në fund të vitit do të shndërrohet në lidhje serioze. Do të jeni të magjepsur me partnerin. Luanët pak më të vjetër do të përpiqen që fillojnë lidhje e cila do të jetë stabile dhe në shtigje të gjata. Problemi është që vështirë do të takojnë kandidatë potencialë. Gjasa të volitshme që përfundimisht të fillojnë lidhjen e dëshiruar do t’u ofrohen nga mesi i nëntorit.
Shëndeti: Vitalë dhe të fuqishëm, do të kenë shëndet të shkëlqyeshëm. Hani ushqim të shëndetshëm, ushtroni ose sa më shumë relaksohuni. Pushimi është në vend të parë në vitin 2018. Do të ndodhin aq ngjarje sa që do të jeni para sfidave që të hiqni dorë nga pushimi dhe ushtrimet, mirëpo kur të veproni kështu, do t’i ndieni efektet. Mbani në mend që për shëndetin më e rëndësishmja është maturia në gjithçka.
VIRGJËRESHA
Dashuria:Nëse jeni në lidhje: Shfrytëzoni shkurtin për më shumë kohë që do t’ju japë mundësi që të jeni bashkë me personin e dashur dhe t’i përkushtoheni njëri-tjetrit. Ju presin shumë argëtime. Do të jeni të plotësuar dhe të lumtur me marrëdhënien tuaj me partnerin. Nga mesi i prillit do të keni mospajtime për shkak të opozitës së Venerës me Jupiterin. Shmangni gënjeshtrat. Jini të gatshëm për kompromise. Përmirësimet në lidhjen emocionale ju presin nga korriku kur do të arrini që të përmirësoni komunikimin me partnerin dhe t’i kapërceni problemet. Gjatë tetorit do të jeni të lidhur me partnerin dhe do të realizoni së paku një qëllim të përbashkët të rëndësishëm. Deri në fund të vitit do të përpiqeni të përmirësoni jetën tuaj familjare, posaçërisht nëse me partnerin keni fëmijë. Jupiteri do të hyjë në sferën tuaj të familjes.
Nëse jeni të lirë: Do të ndieni nevojë të shtuar që të filloni lidhje emocionale e cila mund të jetë serioze dhe në shtigje të gjata dhe do të hulumtoni për personin i cili me ju do të ndante qëllime të ngjashme jetësore. Në tremujorin e parë të vitit atë person do ta njihni, mirëpo do t’ju duhet një kohë e gjatë që të njiheni me njëri-tjetrin si shpirtra binjakë. Në fillim do të takoheni në shoqëri të njëjtë. Do të filloni të takoheni edhe bashkë, mirëpo të dy do të jeni të pavendosur. Vetëm në shtator do të filloni lidhjen serioze, ndërkaq deri në fund të vitit është e mundshme që të filloni jetën e përbashkët. Virgjëreshat pak më të vjetra do të përpiqen që të qetësohen, mirëpo do të hyjnë në lidhje të cilat do të jenë të shkurtra dhe jostabile. Do t’u duhet shumë durim dhe zgjedhje e kujdesshme. Është me rëndësi që të mos keni kritere tepër të larta. Nga fundi i verës do të keni gjasa të filloni lidhje të re.
Shëndeti: Sa i përket shëndetit, nuk keni arsye të brengoseni. Do të keni shëndet të mirë. Qëndroni në formë, hani ushqim të shëndetshëm dhe punoni edhe pak në arritjen e shprehive të shëndetshme. Nëse ju bëhet monoton stili i tillë i jetës, merruni me ndonjë sport të ri dhe do të ndieni shumë përparësi të ushtrimeve të rregullta, transmeton Telegrafi.
PESHORJA
Dashuria: Nëse jeni në lidhje: Në pjesën e parë të vitit do të përmirësoni komunikimin me partnerin dhe do të bisedoni për tema të ndryshme, mirëpo shpesh do të shkoni bashkërisht në piknikë dhe në udhëtime të shkurtra. Në prill do të keni jetë dinamike me partnerin, mirëpo do t’ju duhet që t’i përkushtoheni familjes dhe shtëpisë së përbashkët rreth së cilës janë të domosdoshme vendime të përbashkëta. Rreth kësaj nuk do ta keni të lehtë që të merreni vesh. Pjesa e dytë e vitit ju sjell më shumë mundësi për argëtim, mirëpo Marsi nga fundi i qershorit deri në fund të gushtit do të jetë retrograd në sferën tuaj të argëtimit dhe do t’ju sjellë edhe sfida të reja në dashuri. Do të jetë e nevojshme që t’i plotësoni premtimet të cilat më parë ia keni bërë partnerit, por të cilat ndërkohë i keni lënë pas dore. Deri në fund të vitit do të fusni freskinë e nevojshme në marrëdhëniet tuaja.
Nëse jeni të lirë: Periudhë e volitshme kur do të mundë të hyni në lidhje të re emocionale do të jetë mesi i pranverës. Kur të njihni personin i cili do t’ju pëlqejë, shumë shpejt do të krijoni simpati të dyanshme dhe do të filloni lidhje të re, mirëpo nga mesi i verës deri në fillim të vjeshtës do të hasni në vështirësi. Kjo është kështu për shkak se ende nuk e keni marrë veten për shkak të ndërprerjes së lidhjes së kaluar dhe kjo partnerit tuaj të ri do t’i jetë e qartë në saje të sjelljes suaj. Nëse e kapërceni këtë krizë, lidhja juaj e re do të ketë gjasa për të ardhme të mirë. Peshoret e vjetra në tremujorin e parë do të kenë një aventurë të shkurtër. Nga mesi i vitit dashuria juaj e vjetër do të përpiqet që t’ju kthehet. Bëhuni i kujdesshëm, sepse mund t’ju përsëriten probleme të njëjta të cilat më parë ju kanë çuar në ndërprerje të lidhjes.
Shëndeti: Derisa të fokusoheni në balancimin e jetës suaj këtë vit, horoskopi vjetor për Peshoren 2018 tregon që nuk do të ketë probleme shëndetësore. Saturni vjen të ndihmojë që gjërat të stabilizohen dhe të kthehen energjia dhe forca. Sivjet lehtë do të injoroni dëshirën që të punoni më shumë se sa mundeni.
AKREPI
Dashuria:Nëse jeni në lidhje:Në fillim të vitit do të përmirësoni komunikimin me partnerin emocional në saje të harmonisë së sunduesit tuaj Marsit me Venerën që sundon sferën tuaj të dashurisë. Me fillimin e pranverës do të ndodhin ftohje dhe mospajtime për shkak të kuadratit të Venerës me Saturnin. Deri në fund të prillit do të zgjidhmi me sukses diçka që një kohë të gjatë e keni lënë pas dore në marrëdhënien tuaj. Në mesin e majit Urani do të hyjë në shenjën e Demit dhe në sferën tuaj të dashurisë, gjë që do t’ju shkaktojë vështirësi të papritura të cilat do të arrijnë maksimumin deri në mesin e qershorit. Nuk do të mund të pajtoheni me partnerin lidhur me qëllimet e përbashkëta. Deri në fund të gushtit do të ballafaqoheni edhe me vështirësi familjare. Nga tetori do të keni mundësi që t’i përmirësoni marrëdhëniet me partnerin.
Nëse jeni të lirë: Do të ndieni nevojën për lidhje serioze afatgjate. Do të filloni të takoheni me personin të cilin e keni njohur pak para vitit të ri. Do të hyni shpejt në lidhje të re e cila do të jetë e harmonishme dhe përplot ndjenja të dyanshme. Kjo do të zgjat deri në maj kur do të hasni në mospajtime të papritur të cilat do t’ju çojnë në ndarje. Ajo ndarje nuk do të jetë definitive. Do të keni mundësi për t’u pajtuar në tremujorin e tretë të vitit, mirëpo kushti është që të mos i përsërisni gabimet e mëparshme. Venera do të jetë retrograde në shenjën tuaj. Akrepat e vjetër do të ballafaqohen me situatën e cila do t’i detyrojë që të kërkojnë mënyra të reja për t’u lidhur me personin me të cilën është i dashuruar. Ju pret edhe tundimi me personin me të cilin më herët keni qenë në lidhje, por i cili do të dëshirojë të përtërijë lidhjen.
Shëndeti: Pas vitit të lodhshëm 2017, horoskopi vjetor për Akrepin 2018 tregon që do të hyni në vitin e ri paksa të lodhur. Lejoni trupit tuaj që të këndellet dhe jepni kohë për të. Siç edhe mund të shihni nga sferat e tjera në jetën tuaj, 2018-a do t’ju sjellë pasion dhe energji kreative për të cilat nuk jeni të detyruar të luftoni në mënyrën në të cilën keni luftuar në 2017-n. Mirëpo, energjia e tillë do të vijë vetëm nëse nuk jeni tepër të lodhur për ta pranuar atë. Në pjesën e parë të vitit patjetër duhet të besoni që kreativiteti është shumë afër dhe prandaj qetësohuni, meditoni dhe pushoni mirë. Vitaliteti do t’ju kthehet së shpejti.
SHIGJETARI
Dashuria:Nëse jeni në lidhje: Partneri juaj dhe ju në tremujorin e parë të vitit do të jeni në humor të mirë, do të kaloni kohën duke planifikuar qëllimet e përbashkëta dhe shpesh do të shkoni në udhëtime të shkurtra. Do të kënaqeni me biseda lidhur me tema të ndryshme. Në prill është me rëndësi të angazhoheni rreth argëtimit të përbashkët, në mënyrë që në marrëdhënien tuaj të mos futet monotonia. Do të ndieni nevojën për formë të re të aktiviteteve të përbashkëta. Në periudhën verore do të jetë e nevojshme që të angazhoheni t’i mbani premtimet të cilat më parë ia keni dhënë partnerit. Kjo ka të bëjë me një udhëtim të përbashkët në botën e jashtme. Në tremujorin e tretë të vitit partnerit tuaj do t’i nevojitet më shumë kujdes nga ana juaj. Do të jeni të gatshëm t’i ofroni përkrahje dhe do të keni njohuri të mirë se çfarë i duhet partnerit tuaj që ai të ndihet i dashuruar.
Nëse jeni të lirë: Në sferën e dashurisë partneri në muajin prill do të jetë shumë dinamik. Do të njihni personin i cili do t’ju joshë, por njëkohësisht do të keni rreth vetes disa të interesuar për t’u lidhur me ju. Do të jeni në situatë që të zgjidhni midis shumë kandidatëve potencialë, prandaj është e nevojshme që të jeni të kujdesshëm me rastin e zgjedhjes. Në korrik dhe gusht do të përtërini ish-lidhjen, mirëpo ajo nuk do të zgjasë shumë. Në tetor dhe nëntor do të jeni të prirë të hyni në një lidhje sekrete. Vetëm në fund të vitit do të hyni në lidhje afatgjate. Shigjetarët pak më të vjetër do të investojnë mjaft përpjekje dhe kohë për të tërhequr vëmendjen e personit të cilin do ta njohin në fillim të pranverës. Patjetër duhet të kapërceni pengesa të shumta para se të arrini deri te pjesa kur do të afroheni dhe të filloni lidhjen e re.
Shëndeti: 2018-a është viti ideal që të bëni gjumë normal. Ushtroni rregullisht dhe ushqehuni shëndetshëm. Do t’ju duhen më shumë muaj që t’ia ktheni balancën organizmit tuaj, prandaj nisjani nga fillimi i vitit dhe ndryshoni çdo gjë që nuk i kontribuon integritetit tuaj. Mendoni për marrje të vitaminave si shtesë ushqimit të shëndetshëm. Bëhuni të qëndrueshëm dhe ushtroni së paku gjysmë ore në ditë. Shëndeti juaj mendor ka luftuar mjaft vitin që shkoi dhe ushtrimet do të ndihmojnë shumë që të ktheni formën e mirë. Ky vit do të kërkojë shumë energji nga ju, prandaj siguroni vetes gjumë të qetë dhe pushim mendor.
BRICJAPI
Dashuria:Nëse jeni në lidhje: Sado që t’ju përshtatet dhe të jeni të kënaqur që midis jush dhe partnerit tuaj që dashuria zhvillohet sipas rrjedhës së caktuar, gjë që juve ju ofron ndjenjën e sigurisë dhe të jeni të dashur, do të jetë e domosdoshme që të ndryshohet diçka në vitin 2018 në mënyrë që lidhja juaj të mos bëhet monotone. Që nga fillimi do të ndieni nevojën për interesime të reja, argëtime dhe qëllime të përbashkëta. Do t’ju jetë e vështirë që të gjitha këto t’i arrini posaçërisht gjatë pranverës, mirëpo më vonë edhe gjatë një pjese të muajve të verës. Do t’ju shqetësojnë dyshimet. Partneri do të ketë humor të ndryshueshëm gjatë prillit, qershorit dhe shtatorit. Lidhja juaj do të gjendet para sfidave. Do të arrini të vendosni harmoninë dhe të pajtoheni rreth qëllimeve të përbashkëta gjatë tetorit dhe nëntorit.
Nëse jeni të lirë: Do t’ju ofrohen rasti që të filloni lidhje të re emocionale, e cila do të ketë gjasa që të jetë në afat të gjatë dhe serioze. Në fillim të vitit do të njihni një person i cili do t’ju duket joshës dhe për nga karakteret e shumta më i afërt se shumica e të tjerëve të cilët i keni njohur gjatë viteve të kaluara apo me të cilët më parë keni qenë në lidhje. Do të angazhoheni shumë dhe do të përdorni gjithë karizmin të cilin e keni që ta bëni për vete. Bëhuni më i vendosur dhe më i durueshëm, në mënyrë që ta bëni të shfaqë interesimin për t’u lidhur me ju. Bricjapët pak më të vjetër i pret takimi me personin me të cilin më parë kanë qenë në lidhje. Me personin e tillë do të keni verë të hareshme. Dashuria sërish do të zgjohet dhe do të ripërtërini lidhjen.
Shëndeti: Koha është që të rishqyrtoni stilin tuaj të jetës, sipas horoskopit vjetor për Bricjapin 2018. Në të kaluarën ia keni dalë duke mos i kushtuar kujdes shëndetit. Megjithatë, duhet patjetër të ndryshoni kujdesin për veten. Duhet patjetër të luftoni mendërisht me ndikimin e Saturnit. Nëse i kushtoni kujdes asaj që i është i nevojshëm trupit tuaj, atëherë ai është ushqimi i përshtatshëm, ushtrimi dhe pushimi. Sidoqoftë, do të gjeni qetësi dhe balancim jetësor deri në vjeshtë. Vetëm çështja është a dëshironi që të shpenzoni këtë vit duke luftuar me vetveten, apo duke u përpjekur që të përmirësoni gjendjen shëndetësore.
UJORI
Dashuria:Nëse jeni në lidhje:Partneri do t’ju jetë besnik në fillim të vitit dhe do të ketë nevojë për përkrahjen tuaj. Ju do të jeni të gatshëm që të gjendeni atje ku jeni të nevojshëm dhe që bashkërisht të planifikoni se si do ta kaloni kohën bashkë. Fillimi i pranverës ju sjell mospajtime dhe nevojën për dominim në marrëdhënie për shkak të kuadratit të Diellit me Saturnin. Shmangni josinqeritetit dhe sekreteve. Në pjesën e dytë të korrikut ju presin mospajtime serioze, të cilat mund të rrezikojnë seriozisht harmoninë midis jush dhe personit të dashur. Do ta keni të vështirë që të pajtoheni rreth qëllimeve të përbashkëta. Nga tetori do të arrini t’i zgjidhni pjesën më të madhe të gjërave kontestuese dhe do të përpiqeni që më shumë kohë të kaloni bashkë. Deri në fund të vitit në lidhjen tuaj emocionale do të sillni më shumë argëtim.
Nëse jeni të lirë: Do të jeni më shumë të interesuar për takime dhe shoqërime sesa për fillim të lidhjes në shtigje të gjata. Aventurat do t’ju pëlqejnë, mirëpo nuk do të jetë e dëshirueshme të hyni në lidhje sekrete, sepse në të do të hasni në telashe dhe mospajtime. Nga mesi i majit Urani hyn në shenjën e Demit dhe në sferën tuaj të argëtimit dhe do t’ju sjellë njohje me një person të pazakonshëm i cili dallohet për diçka të veçantë nga shumica e personave të cilët i njihni. Mu kjo gjë posaçërisht do t’ju tërheqë. Kjo mund të jetë lidhje e cila ju plotëson, mirëpo vetëm derisa të mos ketë shpresa të mëdha. Ujorët pak më të vjetër në fillim të vitit do të hyjnë në lidhje sipërfaqësore, e cila në fillim do t’u duket interesante mirëpo nga mesi i vitit do të ndërpritet. Vetëm në tetor kur do të njihni dikë që do t’ju interesojë do të jeni në gjendje të filloni lidhje të re.
Shëndeti: Trupit të shëndetshëm i është e nevojshme mendja e qetë. Kur bota juaj e brendshme fillon të qetësohet, vetëm atëherë do të ndieni efektet e kthimit të energjisë. Do të ndieni bashkëlidhjen e drejtpërdrejtë midis vitalitetit dhe përparimit mendor. Vazhdoni të punoni në paqen e brendshme dhe në rehatinë dhe përpiquni që të nxirrni stresin ditor nëpërmjet relaksimit. Nuk ka vend për brengosje për Ujorët në 2018-n, për shkak që gjendja e qetë e mendjes suaj nuk do të tolerojë tërheqjen e vëmendjes nga qëndrimi pozitiv.
PESHQIT
Dashuria:Nëse jeni në lidhje:Partneri juaj dhe ju do të filloni vitin e ri me optimizëm. Bashkërisht do të udhëtoni për piknikë në botën e jashtme dhe do të shoqëroheni me miq të përbashkët. Nga fundi i marsit dhe deri në mesin e prillit do të hasni në mospajtime dhe mosmarrëveshje për shkak të Merkurit retrograd. Përpiquni të përmirësoni komunikimin reciprok. Në maj do të gjeni interesime të reja të përbashkëta. Gjatë korrikut dhe gushtit shmangni sekretet dhe josinqeritetin, sepse do të mund të shkaktoni konflikte dhe turbulenca në lidhjen dashurore. Gjatë shtatorit do të krijoni harmoninë e dëshiruar dhe do ta përkrahni njëri-tjetrin. Në pjesën e dytë të nëntorit do të jetë e nevojshme që të punoni më shumë në marrëveshjet lidhur me qëllimet dhe dëshirat e përbashkëta, sepse do të ballafaqoheni me mospajtime. Do të jetë i rëndësishëm kompromisi.
Nëse jeni të lirë: Do të kërkoni personin i cili ka qëllime të ngjashme në jetë si edhe ju. Do t’ju jetë me rëndësi që me atë person të mund të ndani idetë dhe planet tuaja dhe të kuptoheni mirë, të keni komunikim të harmonishëm dhe harmoni në krevat. Do t’ju jetë e nevojshme që të angazhoheni, të takoheni dhe të njihni njerëz të rinj në mënyrë që të lidheni dikë i cili u përshtatet kritereve tuaja. Shanse më të mëdha për njohje do të keni në shtator. Shpejt paskëtaj do të hyni në lidhje e cila do të jetë mu ajo që kaherë e keni dëshiruar. Peshqit pak më të vjetër do të dëshirojnë të përtërijnë lidhjen me personin me të cilin janë ndjerë të lumtur në të kaluarën. Sërish do të vendosni kontakt me atë person në prill. Në fillim gjërat do të ecin vështirë, mirëpo megjithatë do të arrini të realizoni dëshirën tuaj në pjesën e dytë të gushtit.
Shëndeti: Lehtë është që të ndiheni mirë kur në jetë gjërat ju ecin në mënyrën e duhur! Pas punës së lodhshme të cilën e keni bërë, keni merituar mirënjohje. Mirëpo, mos lejoni që vetëm t’u dorëzoheni kënaqësive. Patjetër duhet t’i kushtoni kujdes mënyrës së drejtë të jetës në mënyrë që të mos rrezikoni shëndetin tuaj. Me gjithë suksesin të cilin do ta arrini në fillim të vitit, bëhuni i matur në çdo gjë. Kjo do të jetë fjalia kryesore nëse dëshironi të jeni të shëndetshëm në vitin 2018. /Telegrafi/
































































