LAJMI I FUNDIT:

Honor 9 lansohet zyrtarisht më 12 qershor

Honor 9 lansohet zyrtarisht më 12 qershor

Honor 9 pritej të lansohej më 20 qershor, por një datë më e hershme u zbulua javën e kaluar. Një ftesë për mediat sugjeroi 12 qershorin dhe tani Huaëei konfirmon se debutimi i kësaj pajisje me të vërtetë do të ndodhë në këtë datë.

Posteri përafërsisht thotë “Beautiful and Colorful” nën logon “9”. Gjithashtu, në të shihet aktori dhe këngëtari i famshëm kinez Hu Ge me flokë argjendi. Ai është duke paraqitur me dorën e tij një gjest imitues të shkrepjes së fotografisë, duke nënkuptuar se Honor 9 mund të ketë kamerën e tij si një pikë kryesore të shitjes.

Honor 8 pritet të njoftohet me ekran 5.15 “me rezolucion Full HD dhe një procesor Kirin 960. Në anën e pasme do të gjeni dy kamera – 20 MP dhe 12 MP ndërsa sensori i gjurmëve të gishtave do të lëvizë në pjesën e përparme.


Pas lansimit zyrtar në Shanghai, telefoni pritet të shpallet në Berlin për tregun evropian më 27 qershor.