LAJMI I FUNDIT:

Homazhe në Prekaz, Jasharit dhe Lladrovcit i bashkohen Halil Kastrati dhe Haxhi Krasniqi

Homazhe në Prekaz, Jasharit dhe Lladrovcit i bashkohen Halil Kastrati dhe Haxhi Krasniqi

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, sot ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, bashk me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin, humanistin Halil Kastrati, kampionin botëror të boksit Haxhi Krasniqin dhe me shumë qytetarë të tjerë.

Jashari pas homazheve në një prononcim për media tha se festa e 28 Nëntorit duhet t’i gjejë të bashkuar të gjithë shqiptarët, sepse siç tha ai ky është edhe amaneti i dëshmorëve.

“Sot bëmë homazhe për të nderuar dhe kujtuar sakrificën jo vetëm të familjes Jasharaj por të gjithë brezave. Uroj që të jemi të bashkuar dhe unifikuar siç ishim bashk sot këtu, sepse vetëm atëherë e realizojmë amanetin e dëshmorëve”, ka thënë Jashari.


Ndërsa, Lladrovci tha se festa e 28 Nëntorit në vend është më e zbehtë, pasi nuk janë në mesin e tyre krerët e UÇK-së.

“I kemi bërë tashmë tradicionale homazhet në Drenicë. Sot po i bëjmë këto homazhe të lënduar sepse në mesin tonë nuk janë liderët e UÇK-së, është festë pak më e zbehtë”, ka thënë ai.

Humanisti Kastrati në fjalën e tij tha se ndihet shumë mirënjohës për titullin që ka marrë nga komuna e Skënderajt.

Edhe kampioni i botës, Haxhi Krasniqi uroi të gjithë shqiptarët për festat e Nëntorit.

“Ky është vendi më i shenjtë që të bëjmë homazhe. Urime gjithë kombit shqiptarë, është një emocion shumë i madhë për mu”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori