LAJMI I FUNDIT:

Holanda s’e ka ratifikuar marrëveshjen për selinë (Video)

Holanda s’e ka ratifikuar marrëveshjen për selinë (Video)

Mbretëria e Holandës dhe Republika e Kosovës kanë nënshkruar dy marrëveshje në lidhje me krijimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special. Përderisa Kosova ka ratifikuar të dy marrëveshjet e me Holandën, shteti pritës nuk e ka kryer këtë obligim.

Në një përgjigje me shkrim për Tribuna Channel, Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës ka thënë se Qeveria holandeze është duke bërë përpjekje që marrëveshjen ta ratifikojë shumë shpejt, por nuk ka dhënë ndonjë afat.


Kushtetuta e Holandës, thotë marrëveshja duhet të ratifikohet në Parlament. Marrëveshja veçse është dorëzuar, por së pari ajo duhet të ratifikohet nga Këshilli i Ministrave, nga Këshilli i Shtetit dhe së fundi miratohet nga Parlamenti.

Kosova ka qenë më e shpejt në këtë drejtim. Marrëveshja nuk është dërguar në Kuvend meqë atë e ka ratifikuar presidentja Atifete Jahjaga, më 29 shkurt.