LAJMI I FUNDIT:

Holanda mbështetë Këshillin Prokurorial në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Holanda mbështetë Këshillin Prokurorial në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, ka pritur në takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems dhe Koordinatoren regjionale të Rrjetit për Sundimin e Ligjit për ambasadat holandeze në Ballkanin Perëndimor, Dicky Methorst – de Bie, me të cilat ka biseduar për një sërë temash, që ndërlidhën me fushat e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Në njoftimin për media thuhet se, kryesuesi Hyseni e ka njoftuar ambasadoren Willems për angazhimet konkrete të Këshillit Prokurorial të Kosovës për realizimin e tre objektivave kryesore si llogaridhënien, profesionalizmin dhe transparencën në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative në Kosovë.

“Ne, me ndihmën e Ambasadës holandeze dhe ekspertëve të saj, kemi hartuar disa dokumente të rëndësishme, siç janë Kodi i Etikës për sjelljen e prokurorëve dhe Komentari i këtij kodi, të cilat po ashtu mbështesin fuqishëm zbatimin praktik të integritetit, dinjitetit, pavarësisë, paanshmërisë, transparencës dhe llogaridhënies, gjë që, në fakt, kemi krijuar mekanizma konkretë për zbatimin e parimeve të drejtësisë në Kosovë, andaj, jemi shumë mirënjohës për mbështetjen tuaj”, ka thënë Hyseni.


Sipas njoftimit, ambasadorja Willems ka përcjellë mesazhe inkurajuese për angazhimin dhe zbatimin e ligjshmërisë në Kosovë, duke thënë se është shumë e rëndësishme që sistemi prokurorial kosovarë të përkrahet për të siguruar procese të drejta dhe të paanshme.

“Mbretëria e Holandës ka gjetur mundësinë për t’ju përkrahur dhe do të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen për realizimin e objektivave dhe standardeve të sistemit prokurorial të Kosovës”, ka theksuar Willems.

Sipas komunikatës, kryesuesi Hyseni dhe ambasadorja Willems janë pajtuar që të punojnë bashkë për realizimin e projekteve të ndryshme, duke vlerësuar lart bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet dy vendeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori