LAJMI I FUNDIT:

Holanda fiton ‘Eurovision 2019’

Holanda fiton ‘Eurovision 2019’
Duncan Laurence (Foto: Guy Prives/Getty Images/Guliver)

Holanda e ka fituar edicionin e 64-të të Festivalit Evropian të Këngës, Eurovision, që këtë vit u zhvillua në në Tel Aviv.

Izraeli ishte shteti nikoqir i festivalit të sivjetmë, pasi në edicionin e kaluar ishte artistja Netta, ajo që u shpall fituese me këngën “Toy”.


Në fund të votave të jurisë (që përbënin 50 për qind të votave të përgjithshme), renditja në tri vendet e para ishte: Suedia (239 pikë), Maqedonia e Veriut (237 pikë) dhe Holanda (231 pikë), ndërsa Shqipëria u rendit e 18-ta me 43 pikë.

Një ndryshim i madh ndodhi pas votave të publikut, me ç’rast fituesi i Eurovisionit për vitin 2019 u shpall Holanda që u përfaqësua nga Duncan Laurence me këngën “Arcade”.

Të gjitha lajmet nga Eurovision
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eurovision

Shqipëria në këtë edicion të Eurosongut u përfaqësua nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës” dhe arriti që pas votave finale të renditje në vendin e 18-të me 90 pikë të fituara.

Mysafiri kryesor i evenimentit ishte Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, e cila me gjithë kundërthëniet e krijuara dhe kërkesat për të mos udhëtuar në Izrael, vendosi që të performonte në natën finale të Eurovisionit.

Në interpretimin e saj, këngëtarja amerikane e rikrijoi performancën e saj në klipin e hitit të madh, “Like A Prayer” dhe këndoi dy këngë të reja nga albumi i saj më i fundit, “Madame X”. /Telegrafi/