Aty ishin gjithsej gjashtë makina klasike, që nuk dihet se si kanë përfunduar aty
Duket shumë e dhimbshme, kur shihet ndonjë makinë klasike, që mbledhë pluhur në ndonjë garazh dhe nuk merr trajtimin e duhur si pjesë e ndonjë koleksioni, transmeton Telegrafi.
Por, duket edhe më e dhimbshme, kur një makinë klasike si Mazda RX-7 nxirret nga thellësia e një lumi, ndërsa është zhytur në tërësi në baltë.
Kjo makinë, ishte hedhur 20 vite më parë në një lumë në Oregon të Shteteve të Bashkuara, nga një grua e mllefosur në të dashurin që e kishte tradhtuar.
Historia i ka lënë shumë përshtypje Adventures with Purpose, që është një kanal në YouTube, që merret me nxjerrjen e makinave nga ujërat.
Me pajisjet e duhura dhe përkushtimin e grupit, është arritur që pas 20 vitesh, të nxirret kjo Mazda nga thellësia, ndërsa kishte gjendje mjaft të mirë dhe ishte mjaft e ruajtur.
Bashkë me këtë makinë, ishin edhe pesë makina tjera, mes të cilave edhe një Ford Mustang dhe një Chevrolet LUV, që nuk dihet se si kanë përfunduar aty.
Brenda një kohe të shkurtër, ka mundësi të punohet që të nxirren edhe këto makina, që janë më thellë në lumë. /Telegrafi/