LAJMI I FUNDIT:

Hite globale dhe artistë me famë ndërkombëtare këtë vit në “Sea Dance Festival”

Hite globale dhe artistë me famë ndërkombëtare këtë vit në “Sea Dance Festival”

Vetëm 10 ditë kanë mbetur deri në fillimin e “Sea Dance Festival”, i cili do të mbledhë disa nga yjet më të mëdhenj botërorë dhe rajonalë, krijimet e të cilëve kanë filluar tendencat muzikore, si dhe krijuesit e hiteve, këngët e të cilëve kanë fituar shumë çmime në festivale ndërkombëtare.

Për të parë interpretuesit e festivalit të këtij viti, ndani videon e mëposhtme në profilin tuaj në Facebook me hashtagun #SeaDance para 27 gushtit dhe mund të fitoni bileta dhe shpërblime të tjera të mrekullueshme!


Gjiri i plazhit Buljarica në Budva do të presë nga e enjtja e 30 gushtit deri të shtunën më 1 shtator, mijëra turistë, ndër të tjera, një nga prodhuesit më të mëdhenj në historinë e industrisë së muzikës, Nil Rodgers dhe grupin e tij Chic.

Është pothuajse e pamundur të bëjmë një përzgjedhje të këngëve të krijuara nga ky artist, kënduar nga yjet më të mëdhenj në botë, si: David Bowie, Madonna, Duran Duran, Kylie Minogue dhe shumë të tjerë. Gjurmët e përjetshme si “Le Freak”, “Get Lucky”, “I Want Your Love”, “We Are Family”, “Let’s Dance” – janë vetëm disa nga këngët që audienca e këtij viti do të këndojë së bashku me këtë artist të madh.

DJ-të me famë botërore Dimitri Vegas & Like Mike janë po ashtu janë ndër emrat që performojnë këtë vit.

Nga artistët rajonalë që do të këndojnë këtë vit në “Sea Dance Festival” janë: Van Gogh, Hladno Pivo, Rambo Amadeus, Marko Nastić, Sajsi MC, Marko Louis, Stereo Banana, Krešo Bengalka, Vojko V, Shiko, Ilija Đoković, Lag, DJ Jock, Be Goog & Gilerz, Aleksandar Grum etj.

Biletat për tri ditët e festivalit mund të blihen me një zbritje prej 40% me një çmim promo prej 32 eurosh, vetëm deri të mërkurën, më 22 gusht!

Biletat ditore janë gjithashtu në shitje për çmimin individual prej 16 eurosh, biletat e zonës VIP janë gjithashtu në shitje. Të gjitha biletat janë në dispozicion në faqen e internetit të Festivalit të “Sea Dance”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Magazina

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Magazina
Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

Magazina
Ola - banorja e vetme që po agjëron në BBVA 4 kritikohet nga ndjekësit, pasi shfaqet provokuese në bikini duke ekspozuar format e trupit

Ola - banorja e vetme që po agjëron në BBVA 4 kritikohet nga ndjekësit, pasi shfaqet provokuese në bikini duke ekspozuar format e trupit

Magazina
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori