LAJMI I FUNDIT:

Historike, për herë të parë çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës diskutohet në Senatin amerikan

Historike, për herë të parë çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës diskutohet në Senatin amerikan

Për herë të parë çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është diskutuar në Senatin amerikan.

E pikërisht sot, në seancën dëgjimore mbi angazhimin amerikan në Ballkan, senatori Bob Menendez kërkoi nga administrata amerikane që të angazhohet për çështjen e shqiptarëve të Luginës, e specifikisht për pasivizimin e adresave.

Poashtu senatori Menendez në këtë seancë dëgjimore nënvizoi se pakica shqiptare në Serbi i nënshtrohet diskriminimit të vazhdueshëm nga Serbia.


“Kam dëgjuar se shqiptarët etnik në Luginën e Preshevës i nënshtrohen një diskriminimi të vazhdueshëm. Atyre iu merren lejet e njoftim8it dhe të tillët mbeten pa shtetësi”, ka deklaruar kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Bob Menendez.

Senatori Menendez: Kosovës po i bëhet presion, por jo edhe Serbisë
Lexo po ashtu Senatori Menendez: Kosovës po i bëhet presion, por jo edhe Serbisë

Kisha fatin dhe nderin e veçantë që me 2 mars së bashku me delegacionin nga Lugina të takohem me Kryetarin për politikë të jashtme në Senatin amerikan, senatorin Bob Menendez.

Këshilltarja Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ka thënë se kishte fatin dhe nderin e veçantë që me 2 mars së bashku me delegacionin nga Lugina të takohen me Kryetarin për politikë të jashtme në Senatin amerikan, senatorin Bob Menendez./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori