LAJMI I FUNDIT:

“Historia shkruhet këtu” – fishekzjarrë dhe festë, Mbappe te PSG deri në vitin 2025

“Historia shkruhet këtu” – fishekzjarrë dhe festë, Mbappe te PSG deri në vitin 2025

Paris Saint-Germain ka njoftuar zyrtarisht zgjatjen e kontratës me Kylian Mbappe edhe për tre sezone të tjera.

Sulmuesi francez tani është i lidhur me klubin francez deri më 30 qershor 2025.

Në videon e njoftimin, Kylian Mbappe që ndodhej mbi çatinë e stadiumit ‘Parku i princave, ai tha vetëm dy fjali:  “Historia shkruhet këtu. Këtu është Paris”.


Para se të fillojë ndeshja e sotme ndaj Metz, presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi zbriti në fushë dhe së bashku me Kylian Mbappen konfirmuan marrëveshjen.

“Doja të njoftoja se kam zgjedhur të vazhdoj kontratën time me Paris Saint-Germain, dhe sigurisht që jam shumë i lumtur për këtë”.

“Jam i bindur se këtu mund të vazhdoj të rritem brenda një klubi që i jep vetes të gjitha mjetet për të paraqitur në nivelin më të lartë. Jam gjithashtu shumë i lumtur që mund të vazhdoj të evoluoj në Francë, vendi ku linda, u rrita dhe lulëzova”.

“Dëshiroj të falënderoj presidentin Nasser Al-Khelaifi për besimin, mirëkuptimin dhe durimin e tij. Kam një mendim edhe për të gjithë mbështetësit e Paris Saint-Germain, në Francë dhe në mbarë botën, për shprehjet e tyre të panumërta të dashurisë, veçanërisht muajt e fundit. Së bashku, krahë për krahë dhe ambicioz, ne do të bëjmë magji në Paris”

Real Madridi ishte në garë për talentin e madh, por PSG ishte më e shpejtë dhe arriti marrëveshjen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori