LAJMI I FUNDIT:

Historia rrëqethëse e të moshuarit nga Qirezi që serbët i vranë katër djemtë

Historia rrëqethëse e të moshuarit nga Qirezi që serbët i vranë katër djemtë

Në rrjetet sociale është bërë virale historia e Sheremet Sejdiut nga Qirezi i Skenderajt.

Sejdiut 21 vite më parë iu vranë katër djemtë  e tij nga regjimi serb i Millosheviqit.

Po aq rrëqethëse nga historia e Sheremet Sejdiut është edhe fotografia që nuk do shumë fjalë të përshkruhet…, një baba i ulur në mes arkivoleve të katër djemve të tij të mbuluar me flamurin kuq e zi.


Më poshtë gjeni përshkrimin e plotë të historisë së Sejdiut të publikuar nga Fidan Zejnullahu në Facebook:

Që një foto prej Kosove!

Në këtë fotografi është një plak i urtë nga Qirezi i Skenderajt, i quajtur Sheremet Sejdiu.

Me 28 shkurt të vitit 1998, pesë ditë para sulmit mbi familjen e Jasharajve, forcat serbe ia vranë katër djemtë në oborrin e shtëpisë.

Atë ditë, baci Sheremet nuk ndodhej në shtëpi, kishte shkuar në Prishtinë për ta vizituar vëllain. Ai nuk e mori vesh për tragjedinë që e kishte goditur derisa hyri në oborrin e shtëpisë, dy ditë pasi që kishte ndodhur ngjarja.

Këtu shihet teksa në duar mbanë një fotografi, i ulur në mes të katër kufomave të djemve të tij. Familjarët dhe fqinjët thonë se Sheremeti e kuptoi idealin për të cilin ranë bijtë e tij, prandaj nuk e derdhi as edhe një lot.

-Ku e gjete gjithë këtë forcë për ta përballuar kështu krejt këtë tragjedi – e pyeta unë me siklet.

Ai buzëqeshi. – A të tregoj drejt? – tha – e shikimin e drejtoi tek vëllai i tij, që ndodhej në dhomë. – Po ngushtohna prej vëllait – shtoi – se nuk e kam përmend kurrë, se enum shpesh e po më vjen marre – pastaj mori frymë thellë, sikur po bëhej gati për ta zbuluar një fshehtësi që po e ruante brenda prej dy dekadash.

-Atë natë nuk mujsha me fjetë, s’mujsha me u rehatu. Kam ardh e kam marrë ngryk Bedriun, e jam kthye me fjetë prapë. Po, kur rashë, thashë me vete qysh e morra ngryk veç Bedriun, e tjetrin binjak jo. Jam çu tekrari, e jam ardh këtu në odë e kam marrë ngryk edhe Nazmiun. E jam kthye me fjetë apet. Nuk më zike gjumi. Mendova me vete, i përqafova dy binjakët e nuk e përqafova djalin e madh, Beqirin.

I kam dhanë zor e jam çu e jam kthye në odë. E morra ngryk edhe Beqirin e u ktheva ngadalë, se nuk dojsha mem diktue të tjerët. Kur rashë, thashë; more tretë i morra ngryk, veç Bekimin jo. E jam ardh për të katërtën herë, e kam marrë ngryk edhe Bekimin – pastaj pauzoi pak – evladin nuk po mujshe me ndà – e përfundoi fjalën plaku, e ra në mendime.

Unë u bëra gati të them ndonjë fjalë, jo që kisha diçka të mençur për të thënë, por sa për ta thyer heshtjen.

-Duke dalë prej odës atë natë – ma preu fjalën baci Sheremet. – me doli përpara Beqiri. – pastaj bëri me shenjë në të majtën e tij – këndej me doli përpara Bekimi, e në të djathtë ishte Bedriu.

Kur mendova me u kthye mbrapa, me doli para Nazmiu. S’disha kah me ja mbajtë, se njeriu po hupke pak në ato momente…- tha baci Sheremet. Unë i rash pishman pse e pyeta. Ai dukej që po e jetonte për së dyti atë natë plot dhimbje. Plakut që iu kishin mbyllur katër rrugët, po kërkonte një mbështetje.

-Kam shikue nalt – tha ai – Zotit ju kam mbështet. Ai më ka ndihmue.

Më vonë, vëllai i Sheremetit, më tregoi që në atë pjesë, kur dikujt i ndodh diçka, thonë: “Bëhu i fortë, si Sheremeti!”

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Lajme
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori