Site icon Telegrafi

Historia interesante e Muhamet Dragushës me presidentin e Teutës

Muhamet Dragusha ishte i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Trajneri ka rrëfyer shumë histori interesante, ndër to edhe atë që kishte me presidentin e Teutës në Shqipëri.

“Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, ka qenë pak i vështirë edhe në pamje nëse e shikojshe, pasi ne ishim mësuar me presidentët e tjerë me t’u afrua me të përqafu”, rrëfen Dragusha në “Arena e Yjeve”.

“Edhe ai më përqafke dhe më doke, por deri në një pikë. I humbur dy-tri lojë pas Besës së Kavajës dhe menjëherë u futëm në mbledhje”.

“Nuk ishim mësuar të mbanim mbledhje, por u futëm dhe aty ishin dy-tre rende të karrigeve, por rendet e para ishin bosh…”, rrëfen më tej trajneri kosovar.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  Patos  dhe KGM Kosova/Telegrafi/

Exit mobile version