Arsimi në Kosovë vazhdon të përballet me një sërë sfidash, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt si tek nxënësit ashtu edhe tek mësimdhënësit. Pavarësisht përmirësimeve në disa fusha, problematikat mbeten evidente në aspektet infrastrukturore, digjitale dhe organizative.
Arsim Bejtullahu, drejtor i shkollës së mesme të ulët “Abaz Ajeti”, që nga fillimi i drejtimit të shkollës në vitin 2016-17, ka arritur të realizojë një sërë projektesh infrastrukturore dhe zhvillimore në bashkëpunim me organizata të ndryshme, duke përfshirë të gjitha fushat e cilësisë në arsim.
Ndër projektet infrastrukturore, Bejtullahu veçon ndërtimin e sallës së edukatës fizike dhe krijimin e katër dhomave të mësimit për fëmijët e moshës 5-6 vjeçare, të cilat, sipas tij, janë ndër më të mirat në komunë.
Gjithashtu, projektet e tjera të realizuara përfshijnë zgjerimin e hapësirave gjelbëruese, rrethimin e shkollës, krijimin e hapësirave për parking të veturave, si dhe zgjerimin dhe mbulimin e shkallëve në hyrjen kryesore.
Përveç kësaj, ai thekson se janë bërë investime edhe në kabinete si ai i TIK-ut, kimi-biologji, fizikë-matematikë dhe histori-gjeografi.
“Kurse investimi i FKEE (Fondacioni i Kosovës për Energji dhe Efiçiencë), në vlerë mbi 300 mijë euro, në marrëveshje me Ministrinë e Ekonomisë dhe së bashku me investimet komunale, kanë arritur shifrën mbi 400 mijë euro, duke e vendosur shkollën tonë ndër më të mirat në pikëpamje infrastrukturore,” tha Bejtullahu për Telegrafin.
Megjithatë, infrastruktura shkollore, e cila për vite ka qenë ndër shqetësimet kryesore, tashmë është përmirësuar dhe konsiderohet një problem i tejkaluar.
“Sikur në shumicën e shkollave, sfida kryesore e nxënësve në vitet e fundit ka qenë infrastruktura shkollore, por kjo tanimë në shkollën tonë ka shënuar nivelin e kënaqshëm të zhvillimit dhe nuk është më një brengë,” theksoi Bejtullahu.
Madje, ai thekson se shkolla “Abaz Ajeti” ka mjaftueshëm hapësirë për të akomoduar edhe nxënësit sikur edhe gjithë personelin tjetër të shkollës.
“Shkolla jonë me 25 klasa mësimi, me gjashtë klasa për aktivete profesionale, hapësirën për drejtor, zv.drejtor, këshillit të cilësisë, mësimdhënës mbështetëse, psikolog dhe logoped, i plotëson kushtet për të akomoduar edhe nxënësit sikur edhe gjithë personelin tjeter të shkollës. Ndërsa, mesatarja e nxënësve nëpër klasë është 21 nxënës”, ka theksuar ai.
Ndryshe, drejtori shton se për të ardhmen planifikojnë pajisjen e klasave me smartboard dhe realizimin e mësimit tërëditor.
“Planifikojmë që në bashkëpunim me MASHTI-në, komunën dhe organizata të tjera, të pajisim klasat me smartboard dhe të realizojmë mësimin tërëditor, i cili kërkon edhe ndërtimin e një shkolle të re për të krijuar mundësinë e ndarjes së niveleve në shkollën tonë, ashtu siç e parasheh ligji për arsimin parauniversitar,” tha ai.
Si rezultat i punës, Bejtullahu në vitin 2018 është përzgjedhur nga MASHT-i si drejtori më i mirë në nivel komunal.
Ndërsa në vitin 2023 në mesin e katër shkollave të Komunës së Gjilanit, shkolla “Abaz Ajeti” është përzgjedhur me kolektivin më të dalluar arsimor.
Megjithatë, materialet shkollore mbeten një pikë kritike, ku sipas Bejtullahut kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të mangëta, duke përfshirë tekstet shkollore.
“Materialet shkollore kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të mangëta, duke filluar prej teksteve shkollore, të cilat tanimë me tekstet alternative vetëm sa e kanë shtuar kompleksitetin e të nxënit,” u shpreh ai.
Sipas tij, kjo situatë ka krijuar dyshime nëse është bërë përzgjedhja më e përshtatshme e teksteve nga mësimdhënësit. Bejtullahu theksoi gjithashtu se mënyra e subvencionimit të teksteve shkollore nuk po shihet si e përshtatshme, sepse, sipas tij, po i rrit sfidat e nxënësve.
Ai shtoi se ndryshimet e shpejta në format e vlerësimit të nxënësve, nga periodat në gjysmëvjetore, kanë krijuar vështirësi në përshtatjen e tyre.
“Nxënësit ende nuk janë adaptuar mirë me format e vlerësimit të përcaktuara me udhëzimet administrative, të cilat kanë ndryshuar për një kohë relativisht të shkurtër, duke kaluar nga vlerësimi me perioda në atë gjysmëvjetor, pothuajse sikur në mësimin tradicional”, tha ai.
Ndër të tjera, Bejtullahu liston edhe sfida të tjera me të cilat po përballet sistemi arsimor.
“Mësimi gjithëpërfshirës si parimi kryesor i arsimit kosovar ka filluar të bëhet sfidë më e ndjeshme. Mungesa e asistentëve nëpër klasë po ua vështirëson mësimdhënësve arritjen e objektivave të orës mësimore”, ka shtuar ai.
Përveç kësaj, sipas Bejtullahut digjitalizimi i klasës është po ashtu sfidë e dyanshme si për nxënësit ashtu edhe për mësimdhënësit dhe kjo po e bën më të vështirë mësimdhënien dhe nxënien.
“Në sistemin arsimor kemi edhe mësimdhënës të shtyrë në moshë me probleme shëndetësore të cilët nuk kanë mundësinë e përdorimit të minimum mundësive teknologjike që i ofron shkolla, siç janë projektorët që veç sa e bën më monoton orën mësimore për nxënësit”, ka shtuar ai.
Ndalimi i përdorimit të telefonave gjatë orës mësimore dhe moszbatimi i këtij vendimi, sipas Bejtullahut është po ashtu sfidë.
“Kur jemi te teknologjia nxënësit e kanë sfidë me qëndru tërë kohën sa janë në mësim pa telefon që me udhëzim administrativ është i ndaluar të bartet në shkollë nga ana nxënësve, në anën tjetër e njëjta është sfidë për mësimdhënësit me u përballë me ata nxënës që nuk e zbatojnë udhëzimin në fjalë”, ka theksuar ai.
“Arsimi në Kosovë kërkon reforma të thella për përshtatjen e trajnimeve, rritjen e besimit të komunitetit dhe përmirësimin e kurrikulës dhe zbatimit të saj”
Sipas Bejtullahut, arsimi kosovar ka nevojë për rishikim dhe përpjekje të koordinuara për të arritur rezultate më të mira.
Ai thotë se programet trajnuese për mësimdhënës, edhe pse janë të shumta, nuk po arrijnë efektet e duhura në përmirësimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.
“Trajnimet që ofrohen shpesh nuk janë të përshtatshme për nevojat e mësimdhënësve dhe për adaptimin e klasave me zhvillimet e shpejta të jetës moderne. Shumica e trajnimeve janë pranuar pa bërë një analizë të thellë mbi sa të zbatueshme janë ato në realitetin e mësimdhënies kosovare”, tha ai.
Bejtullahu thekson se trajnimet duhet të bazohen në disa shtylla kryesore, sepse sipas tij, kjo do të ndihmonte në rritjen e efikasitetit të trajnimeve dhe do të kontribuonte në një adaptim më të mirë të mësimdhënësve me teknologjitë dhe metodat e reja të mësimdhënies.
“Organizimi i trajnimeve duke e pasur parasysh historikun e zhvillimit tradicional të mësimdhënësit dhe nxënësit. Trajnimet duhet organizuar duke pasur parasysh kushtet aktuale dhe reale të klasës dhe shkollës. Përshtatja e trajnimeve përkitazi me realitetin aktual në Kosovë”, shtoi ai.
Një tjetër problem, sipas Bejtullahut, është mungesa e kredive që do t’u shërbenin mësimdhënësve në sistemin e licencimit, duke bërë që ata të kenë vështirësi në rinovimin e licencave dhe në avancimin e karrierës së tyre profesionale.
Po ashtu, Bejtullahu thekson se është e nevojshme që shkollat të përqendrohen në rritjen e besimit të komunitetit, pasi besimi në institucionet arsimore është në rënie.
Ai thotë se për këtë, përfshirja e komunitetit në vendimmarrje është jetike, për rritjen e besimit në institucionet edukativo arsimore.
Dhe e dyta, por jo më pak e rëndësishmja, sipas Bejtullahut, është aktivitetet jashtkurrikulare.
“Aktivitetet jashtkurrikulare ku komuniteti mund të marrë pjesë janë një mundësi për të forcuar lidhjet mes shkollës dhe shoqërisë, por shkollat shpesh janë të pa fuqishme për t’i organizuar ato”, ka thënë ai.
Pavarësimi buxhetor i shkollave, sipas Bejtullahut, është një mundësi për të eliminuar shumë procedura burokratike dhe për të krijuar mundësi më të lehta për planifikimin e buxheteve dhe rekrutimin e mësimdhënësve për kontrata të përkohshme.
“Kur jemi këtu duhet të theksojmë se për shkak të këtyre proceduarave burokratike shpesh në shkollë nuk kemi mësimdhënës që do të zëvendësonin një mësimdhënës që ndodhet në pushim mjekësor apo të tjera mungesa që nuk mund të kryhen brenda shkollës”, shton ai.
Një tjetër çështje e rëndësishme është kurrikula, e cila është përgjithësisht e mirë për nevojat e tregut të punës, por ajo duhet të përshtatet me zhvillimet moderne, si inteligjenca artificiale dhe teknologjitë e reja.
Bejtullahu thekson se profesione të reja do të shfaqen në të ardhmen dhe kurrikula duhet të rishikohet dhe të ndryshohet çdo katër vjet për të pasur parasysh zhvillimet e shpejta teknologjike dhe ndryshimet në tregun e punës.
“Problemi më i madh mbetet zbatimi i kurrikulës, që shpesh është i neglizhuar, duke sjellë pasojë analfabetizëm funksional dhe rezultate të dobëta në testet ndërkombëtare si PISA”, thotë ai.
Në përfundim, Bejtullahu thekson se arsimi në Kosovë ka nevojë për reforma të thella, përfshirë përshtatjen e trajnimeve për mësimdhënësit, përmirësimin e bashkëpunimit me komunitetin, rishikimin e kurrikulës dhe përpjekje për të eliminuar politizimin në shkolla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Komuna e Vitisë nënshkruan memorandum mirëkuptimi për zhvillimin ekonomik dhe turizmin
Edicioni i 34-të i “Flakës së Janarit” – komuna u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen aktiviteteve kulturore e artistike
Hyseni: Rritet buxheti për sektorin e bujqësisë dhe mbështetja e fermerëve në forma të ndryshme
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se cilit klub ai 'ëndërron' t'i bashkohet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025