Historia e prostitutës shqiptare që shantazhonte kilentin italian (Foto)

Atij i ishte bërë varësi të shkonte tek ajo.
Një banor i Tirolit të Jugut në Itali e vizitonte vazhdimisht një prostitutë shqiptare, të quajtur Alba Mugjzi.
Por, një ditë, ajo i kërkoi 100 mijë euro.
“Më jep paratë ose do të tregoj se ke bërë seks me një minorene”, e kërcënoi.
Alba i tha se do t'ia publikonte fotot në rrjetet sociale.
Por, burri nuk u zmbraps nga shantazhi, por shkoi në polici.
Këta të fundit organizuan një aksion për arrestimin e saj.
Burri në fjalë do i dorëzonte asaj disa kartmonedha false.
Pas arrestimit, policia ngriti një padi ndaj 21-vjeçares.
Padi u ngrit edhe ndaj një 27-vjeçari shqiptar, që jetonte me Albën.
Policia dyshon se skema e tyre ka funksionuar në raste të tjera, pasi Alba bënte një jetë luksoze.
Një gjyqtar e ka liruar vajzën pas dy ditësh nga burgu me kusht.
Hetimet vazhdojnë.






















































