Nga: Jorge Bucay
Përktheu: Elona Caslli
Kur isha i vogël, më pëlqente shumë të shkoja në cirk. I doja shumë numrat me kafshë. Më pëlqente shumë elefanti dhe më vonë kuptova se elefanti ishte kafsha më e dashur edhe për fëmijët e tjerë.
Pjesa në të cilën shfaqej elefanti, tregonte qartë peshën, përmasat dhe fuqinë e tij të madhe. Më vonë, kur shfaqja arrinte drejt fundit, kur elefanti duhej të kthehej në çadër, vija re se ai qëndronte i lidhur me një hu të vogël druri që ishte ngulur në tokë. Një zinxhir sillej përqark këmbës së tij.
Huri ishte shumë i vogël dhe nuk ishte ngulur thellë në tokë. Zinxhiri që ishte rreth këmbës së elefantit ishte mjaft i gjatë, por ishte më se e kuptueshme edhe për mendjen e një fëmije si unë, që një kafshë e tillë, që kishte fuqi aq të madhe sa t’i shkulte pemët nga toka dhe t’ua hidhte të tjerëve, mund ta këpuste zinxhirin dhe të ikte.
Ky ishte misteri i elefantit. Ç’të ishte vallë ajo forcë që e mbante elefantin të lidhur me atë hu të vogël? Pse nuk ngrihej të ikte?
Kur isha pesë apo gjashtë vjeç, i besoja shumë mençurisë të njerëzve më të mëdhenj se unë. Ndaj, pyeta mësuesen, babain dhe xhaxhain për misterin e elefantit. Nuk mbaj mend se si m’u përgjigjën në veçanti, por njëra prej përgjigjeve thoshte se elefanti nuk ikën sepse është “i zbutur” .
– Kur është i “zbutur”, pse e lidhin atëherë?! – pyesja veten.
Kurrë nuk mora një përgjigje të plotë për pyetjen time.
Me kalimin e kohës, e harrova misterin e elefantit të lidhur me hurin e vogël. Ky mister do të rishfaqej vetëm një ditë kur u gjenda mes shokëve, të cilëve u kish bërë përshtypje kjo gjë.
Vite më vonë, njoha dikë që e dinte arsyen se pse elefanti nuk ikte.
– Elefanti nuk ikën sepse e kanë lidhur me hurin qëkur ka qenë i vogël.
I mbylla sytë dhe u përpoqa ta imagjinoja elefantin e vogël të lidhur me hurin që ngulej në tokë. Elefanti i vogël do të jetë përpjekur shumë ta shtynte hurin, ta tërhiqte dhe është munduar me gjithë forcën për ta çliruar veten, por nuk ia ka dalë mbanë.
Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme, ka dështuar, sepse huri dhe zinxhiri kanë qenë tepër të mëdhenj për forcën e tij.
Elefanti, i rraskapitur nga përpjekjet për ta çliruar veten, do të ketë rënë në gjumë dhe do të jetë zgjuar të nesërmen. Të gjitha përpëlitjet e tij për të çliruar veten, ditën e dytë, ditën e tretë dhe të katërt dhe shumë ditë rraskapitëse më pas do të kenë dështuar.
Pastaj, do të ketë ardhur një ditë, një ditë e tmerrshme për elefantin tonë, që ai do të jetë dorëzuar dhe do ta ketë pranuar fatin e vet. Do të ketë menduar se është shumë i dobët dhe nuk mund të çlirohet, se nuk është aq i fortë sa për t’u çliruar dhe kurrë nuk do ta ketë atë forcë.
Elefanti i stërmadh, që shohim në cirk, nuk ikën sepse kafsha e gjorë mendon se nuk e ka forcën e duhur. Kujtimi i pafuqisë, që ai ka ndjerë kur ka qenë i vogël, është skalitur thellë në shpirtin e tij.
Dhe, më e keqja është se ai kurrë nuk është përpjekur përsëri ta çlirojë veten. Ai kurrë nuk e ka vënë në provë forcën e tij përsëri.
Ne jemi pak a shumë si elefanti i cirkut: lëvizim nëpër botë, të lidhur me qindra hunj që na rrëmbejnë lirinë. Jetojmë me mendimin se nuk ia dalim dot mbanë të bëjmë shumë gjëra, vetëm se shumë kohë më parë, kur kemi qenë të vegjël, jemi përpjekur, por kemi dështuar.
Ne sillemi ashtu siç sillet elefanti. Gdhendim brenda mendjes sonë këtë mesazh:
“Nuk mundem, nuk mundem dhe kurrë nuk do të mundem”.
Jorge heshti për një kohë të gjatë. Pastaj m’u afrua dhe u ul mbi dysheme përballë meje dhe më tha: “Kjo po të ndodh ty, Damian. Ti jeton i kushtëzuar nga kujtimi i Damianit që nuk ekziston më, nga kujtimi i Damianit që u përpoq, por nuk ia doli mbanë. Nëse do ta dish a ia del dot mbanë ose jo, ka vetëm një rrugë: të përpiqesh me gjithë zemër. Ti je i fortë! Zinxhirët e tu janë të dobët. Dhe, ti mund ta çlirosh veten tënde kurdo”!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!

Ç’është socializmi?

DY VAJZAT E MIA
Vepra e Banksyt tërheq vizitorësh në muzeun gjerman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët