LAJMI I FUNDIT:

Historia e dashurisë mes një prostitute dhe priftit, rikthen Gjergj Xhuvanin

Historia e dashurisë mes një prostitute dhe priftit, rikthen Gjergj Xhuvanin

“Engjëjt janë larg”, është filmi i cili rikthen regjisorin Gjergj Xhuvani sërish në ekranin e kinemasë. Pas “Lindje Perëndim Lindje” i realizuar më 2008, një prej figurave të rëndësishme të kinemasë bashkëkohore shqiptare vjen me prodhimin më të fundit i cili pati premierën vjet në Prishtinë.

Filmit me të gjatë “Engjëjt janë larg”, me skenar e regji të Gjergj Xhuvanit, do të shfaqet nga data 27 prill do të shfaqet në kinemanë Millennium. Historia e në këtë film përqëndrohet tek lufta e Kosovës. Në mes të luftës më 1999 Mario një prift itakian refuzon të braktisë jetimët për të cilët kujdeset. Përtej Adriatikut Hana shumë tërheqëse, braktis jetën e saj si prostitutë dhe merr rrugën për në zonën e nxehtë të luftës në kërkim të vajzës së saj.

Kur Hana arrin në jetimoren e Marios ajo bëhet një nënë për fëmijët e tronditur nga lufta dhe një atraksion lind midis saj dhe njeriut të Zotit. Në role kryesore intepretojnë Teuta Krasniqi dhe Rinaldo Rocco. Filmi është bashkëprodhim i Shqipërisë, Kosovës e Italisë dhe është financuar nga Qendra Kinematografike e Shqipërisë dhe e Kosovës.


Filmi zhvillohet në dy vija paralele që që mandej ndryshojnë dhe lidhen me kërcenimin, ku në fund, të gjithë protagonistet e filmit tregojnë fatin e tyre. Është një film për të gjitha moshat. Filmi është bashkëprodhim i On Produciton nga Shqipëria dhe Buka production nga Kosova, producentë janë Dritan Huçi dhe Fatmir Spahiu.Filmi është xhiruar nëpër vende të ndryshme, përfshirë edhe ato të Kosovës. /Gazeta Shqip/

Në trend Magazina

Më shumë
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Magazina
Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Magazina
Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?

Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?

Magazina
Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën

Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën

Magazina
G Bani përlotet në emision: Jam penduar, preva në besë produksionin

G Bani përlotet në emision: Jam penduar, preva në besë produksionin

Magazina
Kalo në kategori