LAJMI I FUNDIT:

Histori e çuditshme: Do të mendoni dy herë para se të bini në gjumë me kufje

Histori e çuditshme: Do të mendoni dy herë para se të bini në gjumë me kufje

Nga SHBA vjen një histori disi e pazakontë, por akoma udhëzuese për një burrë që ra në gjumë me kufje në vesh.

Bradford Gauthier shpesh vinte kufje pa tel kur shkonte në shtrat. Do të ishte e mjaftueshme vetëm të ndizni muzikën, të kënaqeni me to dhe të flini shpejt.

Kohët e fundit ai pastroi borën para shtëpisë dhe pasi mbaroi punën, vendosi t’i jepte vetes pak pushim të merituar, transmeton Telegrafi.


Si shumë herë më parë, praktika e vendosur mirë nuk dështoi – ai vuri kufjet në veshët e tij dhe ra në gjumë pa ndonjë problem … Sidoqoftë, problemet u shfaqën kur ai u zgjua.

Ai shpjegoi për ABC News se së pari ndjeu dhimbje në gjoks, të cilit nuk i kushtoi shumë vëmendje, por ishte e çuditshme për të që nuk mund të gjente kufjen tjetër. Asnjëherë nuk i shkoi në mendje se ku mund të ishte.

Gjegjësisht, personazhi kryesor i kësaj historie të vërtetë – gëlltiti kufjen.

Kur e kuptoi atë, ai shpejt shkoi në spital, ku dyshimet e tij u konfirmuan me anë të një radiografie.

Kufja u mbërtheu në ezofag dhe mjekët u habitën që ai nuk kishte probleme shumë më të mëdha, të cilat mund të priteshin.

Gjithçka përfundoi mirë dhe Gottier vendosi ta ndajë këtë histori me publikun, në mënyrë që të paralajmëronte njerëzit për rreziqet që fshihen kur flenë me kufje në veshë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Gjyshi duke i treguar një histori nipit të tij duke përdorur një kukull

Gjyshi duke i treguar një histori nipit të tij duke përdorur një kukull

Fun

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
E bllokuar në hapësirë për nëntë muaj, astronautja e NASA-s detajon se si është jeta në orbitë - tregon pjesën më të vështirë

E bllokuar në hapësirë për nëntë muaj, astronautja e NASA-s detajon se si është jeta në orbitë - tregon pjesën më të vështirë

Interesante
Peshku i kuq 'Megalodon' është gjetur në Pensilvania

Peshku i kuq 'Megalodon' është gjetur në Pensilvania

Interesante
Shtetet që shikojnë më së shumti pornografi, nuk janë ato që i keni menduar (Foto)

Shtetet që shikojnë më së shumti pornografi, nuk janë ato që i keni menduar (Foto)

Kalo në kategori