Në episodin e 31-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë” është folur për shëndetin e zemrës.

Kardiologu Jahir Shala në këtë podcast ka folur për disa sëmundje të zemrës, si sulmin në zemër, aritmitë, hipertensionin, etj.


Ai po ashtu ka treguar se cilat janë disa nga shenjat më të zakonshme që tregojnë probleme me zemrën dhe që shumica e njerëzve i injorojnë, cilët janë faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, etj.

“Po simptomat më të shpeshta, ose më kryesore është dhimbja e gjoksit në aktivitet fizik, kur ngjitet shkallëve, duke ecur. Pastaj simptomat tjera, janë lodhja, frymëzënia...Po shpeshherë përzihen me sëmundje të mushkërive ose sëmundje të abdomenit, pjesës së sipërme të abdomenit, lukthit ngatërrohen me simptoma të zemra. Mirëpo një anamnezë, një bisedë më e detaje me pacientin e sqaron...”, tha ai.

Tutje, kardiologu Shala ka folur për rëndësinë e të ushqyerit të shëndetshëm, aktiviteteve fizike, etj.

Ai po ashtu ka treguar ndikimin e stresit në shëndetin e zemrës. /Telegrafi/