Hilary Duff ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të katërt.

Ylli 36 vjeçe, njoftoi lajmin e lumtur me një kartolinë Krishtlindjesh ku ajo pozon me bashkëshortin Matthew Koma, vajzat e tyre Mae, pesë, Banks, dy, dhe djali Luca, 11 vjeç, të cilin e ndan me ish-burrin Mike Comrie.


Ajo tregoi barkun e rrumbullakosur e veshur me pizhame, teksa shkroi: “kaq shumë për netët e heshtura”.

78883521 12856379 image a 29 1702413556105

Koma ndau gjithashtu një foto me vendndodhjen e etiketuar në mënyrë gazmore si "klinika e vazektomisë".

Duff u martua me Koma,  në vitin 2019, pasi një romance që nisi në vitin 2016.

78882503 12856379 image a 13 1702411672945

Ajo ishte martuar më parë me Mike Comrie, 43 vjeç, nga 2010-2016.

Në planin profesional, Hilaryt së fundi iu anulua shfaqja e saj “Hulu” – “How I Met Your Father”, një ‘sit-com’ i “How I Met Your Mother”. /Telegrafi/

78883135 12856379 image a 28 1702412782870