Juventusi ka kaluar në epërsi në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Napolit.

Me një goditje nga jashtë zonës, Gonzalo Higuain i shënoi ish-skuadrës së tij pikërisht në San Paolo.


Megjithëse në çdo moment që e prekte topin fishkëllehej nga tifozët napolitanë, argjentinasi vendosi që të mos e festonte golin.

Tash Juventusi është në epërsi prej 4-1 nga të dyja ndeshjet. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5hd1nw_gonzalo-higuain-goal-hd-napoli-0-1-juventus-05-04-2017_sport