Hidrokolonterapia, detoksikimi perfekt i trupit dhe i mendjes

Pa dhimbje dhe pa përdorur medikamente: hidrokolonterapia është një ilaç natyral i bazuar në pastrimin e zorrës së trashë nëpërmjet ujit të cilit i shtohen substanca terapeutike (kripëra minerale). Dr. Albana Daka Nutricioniste
Uji futet nëpërmjet rektumit në mënyrë delikate dhe pa dhimbje. Funksioni i ujit me kripëra minerale është t'i bëjë feçet të lëngshme, heq mbeturinat që veshin muret e zorrës së trashë duke nxjerrë substancat e refuzuara nga organizmi. Lëngu i futur gjatë pastrimit të zorrës i shtohet volumit të feçeve duke ushtruar një presion në muskulaturën e zorrës duke stimuluar intensivisht reflekset e defekimit.
Përse bëhet? Çdo ditë mbetjet dhe toksinat që lidhen me të ushqyerit dhe stresin, e helmojnë zorrën e trashë duke humbur një pjesë të funksionit. Të gjitha këto, që depozitohen në zorrë mund të jenë shkak i shumë patologjive në pjesë të ndryshme të trupit, p.sh: aparati i frymëmarrjes, lëkura, sistemi nervor dhe aparati tretës. Hidrokolonterapia eliminon mbetjet e depozituara në muret e zorrës si: qelizat e vdekura epiteliale, materiale fekale, mbetje që irritojnë zorrën, toksina, parazitë dhe substanca të dëmshme për organizmin. Eliminohen ndër të tjera dhe gazrat prezente në brendësi. Zorra e pastruar rigjen funksionimin optimal, duke favorizuar imunitetin natyral dhe duke riekuilibruar procesin e asimilimit dhe eliminimin e substancave, duke rregulluar harmoninë e brendshme dhe për pasojë përmirësohet shëndeti i përgjithshëm i individit.
Sa herë është e nevojshme të praktikohet? Sipas patologjisë që trajtohet, numri i seancave varion nga 3 në 12, të shpërndara nga 2 deri në 10 javë.
Është e vërtetë që e shfryn barkun? Po, pastrimi i zorrës së trashë është efikas kundër meteorizmit dhe fryrjeve, dy shqetësime të provokuara nga dizbioza (mungesa e florës bakteriale të zorrëve). Praktikisht, barku "fryhet" sepse feçet fermentohen dhe ngecin, duke bërë që organizmi të thithë substancat toksike. Hidrokolonterapia e liron zorrën nga këto substanca, duke e oksigjenuar dhe duke rikrijuar ambientin natyral.
Si kryhet? Kryhet me një aparaturë të veçantë që bën të rrjedhë ujë në zorrën e pacientit dhe njëkohësisht lejon materialet fekale të dalin përmes një tubi tjetër. Futja e ujit dhe shkarkimi i materialeve fekale vazhdon derisa uji të dalë i pastër. Gjithçka zhvillohet në një sistem të mbyllur dhe higjenik.
Benefitet e hidrokolonterapisë Ato janë të shumta dhe vërehen që në seancat e para. Duke vepruar mbi organin kryesor të eliminimit, zorrën, nxjerrin dhe eliminojnë sasi të mëdha mbeturinash në çdo trajtim.
- Ndjesi mirëqenieje: eliminim i mukozës, gazit të zorrëve, toksinave, grimcave ushqimore të patretura. -- Ndjesi lehtësimi: presioni mbi organet afër njeri-tjetrit zhduket.
- Përmirësim i sëmundjeve të zorrëve: kapsllëk, kolit, dizbiozë, sindroma e zorrës së irrituar, hemorroide, meteorizëm dhe diarre.
- Shtim i tonicitetit abdominal dhe të peristaltikës: nëse zorra është shumë e bllokuar nuk mund të keni peristaltikë të mirë.
- Zhdukje të papastërtive të lëkurës si: puçrra, pika të zeza, akne, ekzema dhe dermatit.
- Sëmundjet gjinekologjike si vaginiti dhe leukorra. Myku ose kandidoza ka lehtësim të dukshëm nga hidrokolonterapia.
- Përmirëson sëmundjet urologjike: cistiti dhe infeksionet e rrugëve urinare.
- Tretje më e shpejtë dhe zbutje e frymës së keqe dhe ndjesisë së përgjumjes pas ngrënies.
- Funksionim më i mirë i mëlçisë, për sa kohë toksinat pengojnë funksionimin e saj.
- Eliminim i substancave toksike në gjak.
/Telegrafi/




















































