Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), këtë të mërkurë ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Kjo është renditja sipas shortit të hedhur:


Iniciativa Qytetare Mitrovica – 111

Partia Demokratike e Kosovës – 112

Partija Kosovskih Srba – 113

Kandidatja e pavarur – 114

Lëvizja Vetëvendosje – 115

Komunat në veri të Kosovës janë pa kryetarë qysh në fillim të nëntorit.

Ata dhanë dorëheqje, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri.

Bazuar në Ligjin për zgjedhjet, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli më pas 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve atje. /Telegrafi/

317030429 2541930462611885 6574094380616582954 n 1

317820460 841149430365956 1233194425326953523 n 1

317117195 1569399006841292 5386282006816772861 n 1

317568099 628299415647452 7836537388583481510 n 1