Hidhet shorti për Kupën e Kosovës, çiftet dhe datat

Në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) sot (e premte) gjatë ditës është hedhur shorti për fazën e 1/16 së Kupës së Kosovës, ku ekipet kanë mësuar kundërshtarët e tyre.
Faza e 1/16-tës pritet të ketë disa përballje interesante pas hedhjes së shortit gjatë ditës së sotme.
Njëri nga takimet më interesant, edhe pse jo me ‘forca’ të njëjta këtë sezon, pritet të jetë ai në mes të dy rivalëve të vjetër, Prishtinës dhe Vëllaznimit.
Fituesi aktual i Kupës, Llapi do ta pres Vllaninë e Pozheranit, ndërsa kampioni, Ballkani është mysafir i Phoenixit.
Takime interesante pritet të jenë edhe ato mes Dritës e Lirisë dhe Drenicës me Flamurtarin.
Ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen me 17 nëntor dhe janë me eliminim (vetëm një ndeshje).
Çiftet e 1/16-tësLlapi – Vllaznia Pozheran Vëllaznimi – Prishtina Dukagjini – Rilindja 1974 Prizreni – Istogu Feronikeli 74 – 2 Korriku Pheonix – Ballkani Vushtrria – KF Drenasi Vjosa – Ulpiana Drenica – Flamurtari Behari – Ferizaj Drita – Liria A&N - Rahoveci Trepça '89 - Kika Trepça - Gjilani Fushë Kosova - Arbëria Ramiz Sadiku - Malisheva /Telegrafi/




















































