Në hetimet për vdekjen e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës shtohet një tjetër provë që rëndon pozitën e të akuzuarve. Punonjësit e kompanisë “3R” kanë mohuar vdekjen e adoleshentit në punë, por organi i akuzës ka marrë përgjigjen e kompanisë celulare që ka lokalizuar vendndodhjen e tij në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Telefoni i Ardit Gjoklajt është loguar në antenën më të afërt me zonën e landfillit të Sharrës natën mes 6 dhe 7 gushtit 2016, kur dyshohet se ka ndodhur edhe goditja e viktimës me ekskavatorin e mbeturinave, duke i shkaktuar vdekjen.
Më konkretisht, në përgjigjen e mbërritur në Prokurori konfirmohet fakti se viktima ka lëvizur në zonën e Kombinatit natën e ngjarjes dhe pas orës 3 e gjysmë të mëngjesit, kohë kur mendohet se ka ndodhur edhe goditja aksidentale me kovën e ekskavatorit, shkruan gazeta Panorama.
Sinjali i fundit i telefonit të viktimës ka qenë në orët e para të mëngjesit të datës 7 gusht, pasi, siç është konfirmuar edhe nga këqyrja në vendin e krimit, aparati celular është mbajtur nga Ardit Gjoklaj në xhepin e bluzës që kishte veshur.
Pas zbulimit të trupit të pajetë në pirgun e plehrave, celulari është gjetur i shtypur në xhepin e bluzës së viktimës, në pjesën e gjoksit, në krahun e majtë të trupit. Lokalizimi i viktimës përmes celularit është bërë me sinjalin që aparati ka dhënë deri në momentin kur është dëmtuar si pasojë e goditjes nga mjeti, që ka goditur edhe viktimën Ardit Gjoklaj.
Pas marrjes së kësaj prove, por edhe bazuar në deklarimet e dëshmitarëve dhe ekspertizën mjekoligjore, prokuroria ka rrëzuar të gjitha pretendimet e ngritura nga ana e avokatëve të katër personave të pandehur për këtë çështje.
Në hetim nga prokuroria për tri akuza janë shtetasit Besnik Braha, 53 vjeç, me detyrë përgjegjës firme, Edmond Kollari, 40 vjeç, drejtues ekskavatori, Dëfrim Hakrama, 44 vjeç, përgjegjës turni dhe Bujar Daja, 45 vjeç, përgjegjës i punonjësve.
Ata akuzohen nga prokuroria se kanë kryer veprat penale “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “drejtim mjeti në mënyrë jo të rregullt”. Edmond Kollari, i cili ka qenë drejtues i ekskavatorit, sipas akuzës, ka qenë i papajisur me leje drejtimi (patentë) përkatëse. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës