Vendimi për ndjekjen penale ndaj organizatorit të sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiq, pritet brenda këtij viti. BE-ja kërkon përshpejtimin e hetimeve si kusht për avancimin e Serbisë në procesin e integrimit, ndërsa zvarritjet e deritanishme konsiderohen me sfond politik.
Ndjekja penale e përgjegjësve për sulmin terrorist në Banjskë, është mesazh i përsëritur nga përfaqësues të BE-së, e qe është pasqyruar në raportet e institucioneve evropiane për Serbinë.
Pas këtyre kërkesave, prokurori publik i Prokurorisë së Lartë në Beograd, Nenad Stefanoviq, ka deklaruar se vendimi për ngritjen e aktakuzës ndaj Milan Radoiçiqit do të merret deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.
Radoiçiq pranoi se ka organizuar dhe udhëhequr grupin që mori pjesë në sulmin terrorist.
Sipas avokatit Çedomir Stojkoviq, pas pranimit të tij, të gjitha kushtet ligjore për përfundimin e hetimit ishin të pranishme.
“Ka kaluar më shumë se një vit nga ngjarja në Banjskë, dhe hetimi ende nuk është përfunduar. Sipas ligjit, ai duhej të përfundonte brenda gjashtë muajve. Duke pasur parasysh pranimin e të dyshuarit, është e qartë se gjithçka mund të kishte përfunduar menjëherë, dhe procedurat për ngritjen e aktakuzës mund të ishin nisur. Ky vonim është rezultat i arsyeve politike”, tha Stojkoviq.
Pozita e Bashkimit Evropian është e qartë: për avancimin e procesit të integrimit, hetimi dhe ndjekja penale e Radoiçiqit janë elementë të rëndësishëm për Serbinë.
“Për të hapur klaster të ri në negociatat, një numër i shteteve anëtare te BE-se shtojnë si kusht Serbisë edhe gjendjen e dialogut dhe me këtë edhe ndjekjen penale për rastin e Banjskës. Prandaj, njoftimin nga prokuroria se Radoiçiq do të ndiqet penalisht shpejt, e interpretoj si një lloj premtimet e autoriteteve në Serbi. Pra, arrestimi i Radoiçiqit nuk është ndër pikat për anëtarësim, por si çështje që ka shkelur konceptin e dialogut. Është e qartë se BE-ja kërkon nga Serbia një hetim për të ecur përpara”, tha Sofija Popoviq, nga European Western Balkans.
Duke pritur vendimet të prokurorisë, deri tani dihet që Radoiçiq pranoi se kishte organizuar dhe armatosur një grup serbësh që morën pjesë në sulmin terrorist. Pavarësisht këtij pranimi, ai u lirua, me ndalimin e daljes nga vendi.
Në Serbi, Radoiçiqit i ngarkohen disa vepra penale, përfshirë trafikimin e armëve dhe vepra të rënda kundër sigurisë publike. /rtk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nga fillimi i muajit shkurt janë gjobitur 18.132 persona për shkelje të rregullave në komunikacion në Maqedoni

Ankohet personeli i Gjinekologjisë në Çair: Po na rrezikohet integriteti profesional, moral dhe etik i punës sonë

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës