LAJMI I FUNDIT:

Hetim për shtetasin kosovar i cili tentoi të bart kokainë në burgun e Idrizovës

Hetim për shtetasin kosovar i cili tentoi të bart kokainë në burgun e Idrizovës

Prokuroria Themelore Publike Shkup dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një shtetasi kosovar për të cilin ka dyshime të bazuara se ka kryer vepër penale.

I dyshuari më 31 janar, në hapësirat e Entit ndëshkimor-përmirësues ‘Idrizovë’ në Shkup, gjatë vizitës të një personi të dënuar, ka tentuar të bart kokainë prej 89.96 gramë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë hyrjes në ent, i dyshuari zyrtarit policor i ka dorëzuar një paketë ku ka pasur edhe një pallto për të burgosurin. Pas kontrollit të paketës, në pjesën e brendshme të xhepit të palltos, në paketim është gjetur droga narkotike – kokainë”, shprehen nga Prokuroria.


Prokurori Publik gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit i ka propozuar t’i caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit për shkak të rrezikut nga arratisje ndërsa gjykatësi pranoi propozimin dhe i caktoi paraburgim prej 30 ditësh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Kalo në kategori